Policia australiane ka vënë në pranga “njeriun merimangë” Alain Robert, francezin që u ngjit në një gratacelë te Sydney-t.
Ai ngjiti 57 kate të Lumiere Building në rreth 20 minuta me duar pa dorashka dhe pa staf ndihme. Alain ka arritur majën brenda pak minutash ndërsa shumë admirues kanë parë spektaklin e rrallë nga poshtë duke e duartrokitur.
48 vjecari që numëron shumë ngjitje të këtij lloji, kërkon të tërheqë vëmendjen për ngrohjen globale.