Beitragsansicht

“Google” ndryshon rregullat mbi privatësinë

Kompania “Google” ka bërë një hap para me politikën e saj të re të privatësisë, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së se mund të shkelin ligjin europian. Ndryshimi do të thotë se të dhënat private të mbledhura nga një shërbim i “Google” mund të shpërndahen në platformat e saj të tjera, duke përfshirë këtu “YouTube”, “Gmail” dhe “Blogger”. “Google” tha se kjo mënyrë e re do t’u japë mundësi përdoruesve të arrijnë me shumë efikasitet në rezultatet e kërkimit. Por Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave në Francë ka hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e kësaj nisme dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi të gjerë europian. “Google” ka shkrirë 60 direktivat e saj për faqet individuale në një politikë të vetme për të gjitha shërbimet që ofron. Mbikëqyrësi i autoritetit të privatësisë dhe ruajtjes së të dhënave në Francë, CNIL më herët i ka kërkuar “Google” që ta rishikojë edhe njëherë këtë politikë. "CNIL dhe autoritetet e Bashkimit Europian për ruajtjen e të dhënave janë të shqetësuar në lidhje me kombinimin e të dhënave personale në të gjitha shërbimet që ‘Google’ ofron”, raportoi ai. Ata kanë dyshime të forta rreth ligjshmërisë dhe paanësisë së një procesi të tillë, si dhe pajtimit me legjislacionin europian të mbrojtjes së të dhënave. Rregullatori do t’i kërkojë llogari “Google” për ndryshimet deri nga mesi i marsit. Në përgjigje, kryetari i këshillit të “Google” për privatësinë, Peter Fleischer, tha se ai ishte i lumtur për t'iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që CNIL ka. "Siç e kemi thënë disa herë gjatë javës së kaluar, ndërsa politikat tona të privatësisë do të ndryshojnë më 1 mars, angazhimi ynë për principet e privatësisë është i fortë si gjithmonë", shkroi Fleisher në një postim në blog.

Era85 03.03.2012 1 1564
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)