Beitragsansicht

“Mamica” dhe “Regga Katundari”dy këngët më të klikuara të momentit

Emisioni i “Pasdites” në “Top-Channel”, i kushtoi rëndësi dy këngëve më të klikuara të momentit në internet, të dyja pjesë e festivalit të muzikës moderne shqiptare, “Top-Fest”.

Bëhet fjalë për “Mamicën” e Klajdi Harunit dhe për “Regga Katundari”, kënduar nga Besard Kallaku, i njohur nga të gjithë si Gjini i Portokallisë.

Duke nisur pikërisht nga ky i fundit, Besi shpjegoi se përse ka vendosur t’i dedikohet muzikës, një fushë në të cilën shumë pak spektatorë e njohin.

Gjini i “Portokallisë”: Kënga, pasioni im i dytë

“Pse Besi në këngë? Është një degë më shumë ku mund të shfaq pjesën time humoristike. Në Portokalli jam parë vetëm atje, por hip-hopi është një hobi im dhe duke parë se edhe vetë jam katundar, është si një lloj autoironie. Kam edhe një këngë që do të dalë tani, “Eminemi i katundarëve”, është edhe ajo një autoironi dhe një lloj parodie”.

Duke u përqendruar tek pasioni i tij “për katundarët” dhe këngën që pret të dalë në dritë, Gjini u shpreh: “Pas dy këngëve të para filloi të më dukej vetja si Eminemi i katundarëve. Është autoironia e çdo katundari, që shet lopën e dhinë, për të blerë një makinë me shkuar nga blloku, kur i bien tjegullat nga shpia, e kur i le nafta i hypën gomarit për t’u kthyer në shtëpi”.

Pjesëmarrja në “Top-Fest” është realizuar nëpërmjet një kënge që i dedikohet hashashit. “Regga katundari, është një këngë që ironizon këta qytetarët që pinë bar, por nga e ka pikënisjen, nga ne që e kultivojmë. Qytetarët e pijnë e duhet të na e dinë për nder, ne katundarëve. Por ne, kur e pijmë vetë, na zë një çikë më shpejt, pasi një çikë drogë jemi nga natyra vetë. Çlidhje kam me barin? Që fëmijë jam rritur në fshat, e kur kisha kollë, gjyshja më bënte një lloj çaji, që ma jepte edhe kur nuk më zinte gjimi. Çaji ishte hashash, të cilin pa dashur e kam pirë që foshnje e deri shtatë vjet. Rritej në kopësht vetë, ndërsa tani e shesim me gjysmë çmimi për efekt emigracioni”, batuta e Gjinit.

Duke folur për pjesëmarrjen në “Top-Fest”, Besi pranoi me sinqeritet se: “Nuk pres asgjë nga “Top-Fest” dhe përkushtimi im i vërtetë është “Portokallia”. Suksesi i Gjinit është që tek ai sheh një personazh që e sheh çdo ditë, që del me petkun e pushtetin, që bën telefonata nga zyra. Është shumë e thjeshtë të bësh një personash, por shumë e vështirë ta bësh atë të përlqehet nga publiku”.

Klajdi Haruni: Mamica, një këngë për të gjithë femrat

Pas prezantimit të saj në “Top-Fest”, Mamica është shndërruar në një fenomen të rrallë mediatik, duke numëruar në pak kohë më shumë se 500 mijë klikime në “you-tube”.

“Mamica është krijuar si një fenomen që i dedikohet të gjitha femrave, nuk ka një personash të veçantë të cilës i është dedikuar. Kënga është krijuar si një fenomen. Kur po e përgatisnim e dinim që do të ishte një hit i suksesshëm, por nga ky sukses e pranoj që jemi pak të befasuar edhe ne”, pranoi Klajdi.

Përsa i përket shndërrimit të këngës në një hit veror, Haruni tha: “Më përpara kam tentuar e kam kënduar balada, prandaj mbase më duhej kjo këngë, më gazmore, e përshtatshme për këtë periudhë dhe për të të ngritur humorin. Ky është edhe vetë qëllimi i këngës. Siç thashë, e rëndësishme është që të jep energji pozitive. Videoklipi u xhirua në Tiranë dhe kjo ishte një përvojë e bukur e gazmore. U kënaqëm pafund, e ishte një  eksperiencë shumë gazmore”.

Në “Top-Fest”, “Mamica” ka ardhur e censuaruar. “Duke patur parasysh që ky është një festival kombëtar, për të mos i krijuar vetes dhe televizionit me KKRT-në, vendosëm ta sjellim të censuruar, por në “youtube” është versioni i plotë, ai që të gjithëve u pëlqen më shumë”, tha Haruni, i cili nga ana e tij komentoi edhe akuzat për vulgaritetin e këngës.

“Në Korçë ka shumë këngë të tilla parodi dhe kjo këngë është një këngë parodi. Krahasimi me lopën nuk është ndonjë krahasim enkas për vajzat, pasi shumica janë komente pozitive, por edhe nga njëra anë, të kesh komente dhe polemika është gjë e mirë sepse është një lloj publiciteti, ndonëse kënga me sinqeritet nuk është bërë për të demigruar femrat”.

Në lidhje me pritshmëritë e tij për këngën, Haruni shënjestroi finalen: “Na kanë dhënë garanci që tashmë jem në gjysmëfinale e prandaj tashmë kemi si synim të arrijmë në finale. Do të më pëlqente shumë të shikoja të gjithë ovacionet e Pallatit të Kongreseve”, përfundoi ai. /t.ch/

ermal-ipapar 03.05.2012 0 3017
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (5 beiträge)
Politik (5 beiträge)
shendetesi (3 beiträge)
Videos (1 beiträge)
Schlagworte
Arbri është fituesi i edicionit të pestë të 'Big Brother Albania'. Djali nga Kosova mori më shumë vota nga publiku se Liami Bashkimit Evropian Ish-kryeministri Fatos Nano ka bashkëbiseduar madje ka bërë edhe batuta me kryeministrin dhe kryetarin e PD-së Berisha mbrëmjen e së hënës. Një kontingjent prej 250 ushtarë të batalionit rezervë të KFOR-it Nokia nxjerr telefon me kamer 41 megapixel Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin mars Parlamenti i Maqedonisë me 85 vota pro miratoi Deklaratën për afirmimin e strategjisë së vendit për anëtarësim në NATO të propozuar nga mazhoranca. Partia Aleanca Demokratike (PAD) ka propozuar ditën e shtunë Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës. Prodhuesi i makinave “Lamborghini” ka prezantuar në Pekin modelin e ri URUS Për shumëkënd "Fyma e Re demokratike" është një emër jo shumë modern. Por Qeveria greke pritet të marrë së shpejti një vendim të rëndësishëm që lehtëson procedurat e minoritarëve grekë nga Shqipëria për marrjen e nënshtetësisë greke. Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare në “Eurovision” Shpiket vaksina kundër shëndoshjes Tre vjet pas kthimit në Departamentin e Shtetit në një takim zyrtar me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton i cili u rendit i dyti. "Jemi te dy fitues!" i kushtoi rëndësi dy këngëve më të klikuara të momentit në internet ishin fjalët e para të Arbrit pas fitores. kryeministri Sali Berisha ia ka dalë të realizojë një prej qëllimeve të këtij takimi. Qëllim kurse 450 ushtarë të tjerë pritet të mbërrijnë në Kosovë në d me ushtarë gjermanë