Ish-gjenerali serb Ratko Mlladic, i shumëkërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte, fshihet në lagjen Beogradi i Ri, në kryeqytetin serb.
Lajmin e bën të ditur gazeta prestigjoze amerikane “New York Times”, e cila iu referohet disa hetuesve serbë.
Sipas këtyre të fundit, rrjeti që mbështet fshehjen e Mlladic është ngushtuar në dy persona, anëtarë të ish-Armatës Jugosllave.
“NYT” shkruan gjithashtu se Mlladic është i sëmurë dhe se lëviz në apartamente të ndryshme të zonës së Beogradit të Ri për t’i shpëtuar kapjes. Gjithashtu, ai shpenzon 200 euro në muaj për ushqime.