Beitragsansicht

Protesta me dhunë në shumë metropole evropiane

Më shumë se 70 persona të plagosur dhe qindra të tjerë të arrestuar është bilanci i protestave të bankierëve dhe financuesve që një ditë më parë përfshinë  shumë vende të botës, të nxitura nga lëvizja "Pushtojeni Uoll Streetin". Protestat më të ashpra ishin në Itali, ku në rrugët e Romës dolën më shumë se 100 mijë demonstrues. Qyteti i Shenjtë filloi ti ngjajë një fushëbeteje të vërtetë pasi një grup prej njëqind anarkistësh u nda nga turma dhe filloi të djegë çdo gjë para vetes. Aktet e dhunës u dënuan nga  kryeministri Berluskoni dhe kreu i partisë kryesore të opozitës, Pjerluigji Bersani, kurse të revoltuar nga tërbimi i anarkistëve ishin edhe vetë demonstruesit.
"Dhuna e shfaqur e prishi protestën tonë paqësore. Ata hodhën një hije mbi tërë tubimin".
"Ne jetojmë në këtë apartament, të cilin ata dogjën. Unë isha brenda me fëmijët, kur u shkaktua zjarri. Flakë kishte gjithandej rreth nesh. Zjarrfikësit na thanë se vështirë do të arrijnë këtu, por megjithatë në fund na shpëtuan".
"Veprimet e këtyre njerëzve duhet të dënohen. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në një vend të civilizuar. Kjo është e palejueshme".
Në protesta u ngritën edhe britanikët. Më shumë se 500 protestues gjatë tërë natës mbajtën të pushtuar zonën rreth katedrales së Shën Palit në Londër. Vendosën më shumë se 70 tenda duke thënë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Në mëngjes morën bekimin e kishës.
"Këta njerëz kanë të drejtë të protestojnë dhe kjo e drejtë duhet të respektohet. Bisedova me policinë dhe u thash që të tërhiqen", tha Zhil Frejzer, menaxher në Katedralen e Shën Palit.
Demonstrata kishte edhe në rrugët e Tokios, ku turma e tubuar protestonte kundër përdorimit të energjisë bërthamore. Në Uashington situata ishte e qetë, kurse 70 persona u arrestuan në Nju Jork, kur policia i shpërndante grupet që filluan të mblidheshin në Sheshin Nju Jorkut. Protestat pritet të përhapen në më shumë se 800 qytete në mbarë botën, përfshirë dhe vendet e Ballkanit. Protestuesit dënojnë institucionet e fuqishme financiare dhe korrupsionin që, sipas tyre, po e shkatërron ekonominë ndërsa për pasojë  miliona njerëz po jetojnë  në varfëri për shkak të papërgjegjësisë së tyre.

Era85 16.10.2011 0 1077
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)