Beitragsansicht

21 janari, Agim Llupo “mbron” shokët

Prokuroria vërteton gjaknxehtësinë e Agim Llupos më 21 janar, gardisti që akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit, ndërsa dyshohet se ka qëlluar për vdekje edhe Aleks Nikën, sipas raportit të FBI-së. Ditën e demonstratës, Llupo qëndronte i “fshehur” në dritaren e bodrumit të Kryeministrisë. Ai është filmuar teksa qëllonte në drejtim të turmës, madje ka ndërruar edhe dy armë. Gjatë dëshmive para hetuesve të çështjes, Llupo ka shpjeguar se fillimisht ka qëlluar me armën e tij, një “MP-5A2”, ndërsa më pas ka marrë edhe armën e gardistit Përparim Bashukaj, “MP-5A3”. Me këtë të fundit, lushnjari pretendon se ka qëlluar një karikator. “Kam qëlluar me dy armë”, - është shprehur ai. Njëra armë ka qenë me plumba manovër, e cila iu bllokua dhe më pas ka qëlluar me armën tjetër, duke përdorur plumba luftarakë. Si pasojë e këtyre qitjeve dyshohet se janë vrarë demonstrues, njëri prej të cilëve është faktuar. Prokuroria thotë se ka prova, madje edhe filmike, në të cilat duhet se Llupo qëllon në drejtim të turmës, madje edhe me dy armë, një në dorë dhe një në sup.

Dëshmitë e Llupos

I vetmi që ndodhet në qeli pas ngjarjeve të 21 janarit, Agim Llupo, nuk ka preferuar të japë shumë shpjegime para hetuesve. Përgjigjet e tij kanë qenë të shkurtra. Gjatë “vizitave” që i kanë bërë në qeli, i akuzuari për vrasjen e Ziver Veizit nuk ka dhënë asnjë rrëfim, ndërsa mes të tjerave ka pranuar se ka qëlluar me dy armë. Sipas hetuesve, ky rrëfim është kryer për të hequr nga përgjegjësia ligjore kolegët e tij, të cilët mund të akuzoheshin për shpërdorim detyre apo vrasje. Burimet nga grupi hetimor deklarojnë se nga fjalët e pakta të Llupos duket qartë se ai “mbron” me fanatizëm shokët dhe eprorët, duke mos dhënë asnjë informatë që mund të hedhë dritë mbi mënyrën e vrasjes së demonstruesve. Një gjë e tillë është vënë re edhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, ku Llupo është shfaqur shumë i qetë, megjithëse akuzohet për vrasje. Akuza ka ngritur dyshimet se ai mund të marrë përsipër ngjarjet e 21 janarit, duke “shpëtuar” në këtë mënyrë eprorët. Megjithatë, akuza saktëson se ka vërtetuar deri tani dy nga katër vrasjet, ndërsa në proces hetimi janë edhe dy vrasje të tjera. Është zbuluar se demonstruesin Ziver Veizi e ka qëlluar Llupo, ndërsa protestuesi Faik Myrtaj është qëlluar me armën e komandantit Ndrea Prendi. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, lushnjari ka mohuar në mënyrë kategorike se ka qëlluar në drejtim të protestuesve, duke pohuar se me të dyja armët ka qëlluar në ajër. Plumbat e qitur kanë përfunduar më pas në mes të bulevardit, duke shkaktuar viktima nga radhët e civilëve.

Provat e prokurorisë

Prokuroria thotë se ka sekuestruar brenda rrethimit të Kryeministrisë një sasi prej 131 gëzhojash të kalibrit 9 mm, si dhe gëzhoja kalibër 7.62 mm, të shpërndara në mënyrë të çrregullt, të cilat janë sekuestruar. “Sipas aktit të ekspertimit tekniko-kimik të armëve e balistik të predhave me nr.975, datë 07.02.2011, është arritur në konkluzionin se:‘...predha e gjetur tek viktima Ziver Veizi është qitur nga arma automatike me numër në shul ‘244’ dhe numër të gërvishtur në pjesën plastike ‘244’. Veprimet hetimore të mëtejshme kanë vërtetuar se kjo armë është përdorur nga personi nën hetim Agim Llupo”, - pohon prokuroria. Llupo është arrestuar më 8 shkurt 2011. Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar që në laboratorin e FBI-së të kryheshin ekspertimet balistike të predhave, gëzhojave si dhe armëve. “Sipas ‘raport- ekzaminimit’ është konkluduar se: ‘…Predha me numër Q4 (predha e gjetur në trupin e viktimës Aleks Nika) dhe predha numër Q2 (predha e gjetur në trupin e viktimës Ziver Veizi), peshojnë afërsisht 123 grain (8 gramë), dhe kanë dalë nga një tytë me gjashtë viaska të thelluara dhe të ngritura nga e djathtë’”, - pohon prokuroria, duke iu referuar raportit të FBI-së, i cili ka mbërritur në akuzën e kryeqytetit më datë 17 janar 2012.

Era85 03.03.2012 0 1332
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)