Beitragsansicht

Adriatik 5, Shqipëria pret pjesëmarrjen e Serbisë 16/12/2010

Shqipëria ndjek politikën e dyerve të hapura me fqinjët. Kjo është konfirmuar edhe njëherë dje nga ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në takimin e komisionit të partneritetit të Kartës së Adriatikut (A5). I zhvilluar në Shkup të ish-Republikës Federative Jugosllave të Maqedonisë, aktiviteti në fjalë ka mbledhur ministrat e Jashtëm të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Vlora Çitakun, ministren në detyrë të Kosovës. “Në fjalën e tij, ministri Haxhinasto u ndal në mbështetjen nga Shqipëria të politikës së “dyerve të hapura” për integrimin e rajonit në NATO, si dhe mbështeti integrimin e Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës në Aleancë”, ky është qëndrimi i Shqipërisë i përcjellë në këtë takim nga ana e ministrit të Jashtëm Haxhinasto. Të njëjtën gjë ka zhvlerësuar ai edhe për sa i përket republikës ish-jugosllave të Maqedonisë, e cila në vlerësimin e Tiranës zyrtare ka ndërmarrë një sërë reformash me rëndësi. Përveç pjesëmarrjes së Kosovës që përbën një hap legalizues të shtetit të ri në Ballkan, me rëndësi mbetet interesimi gjithnjë e më i qëndrueshëm i Tiranës zyrtare për të “pajtuar” në aktivitet ndërkombëtare praninë e Prishtinës me atë të Beogradit zyrtar. “Haxhinasto shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për integrimin e plotë të gjithë rajonit në Aleancë dhe përshëndeti pjesëmarrjen e Kosovës në këtë aktivitet. Ministri Haxhinasto inkurajoi pjesëmarrjen e Serbisë në takimin e ardhshëm të Kartës së Adriatikut”, citohet ministri shqiptar. Edhe pse përbën një aspekt të politikës së “dyerve të hapura” sërish vëmendja ndaj Serbisë, po përvijohet si politikë e posaçme e Shqipërisë. Kjo ka vlerë sidomos për këtë shumicë qeverisëse, e cila me gjithë problemet ekzistuese përmes Kryeministrit të saj, Sali Berisha, ka ripërsëritur disa herë nevojën e një takimi të nivelit të lartë me palën serbe, e cila ende në marrëdhëniet me Shqipërinë kushtëzohet nga problemi i Kosovës. Në këtë kontekst, me gjithë prioritetin që diplomacia shqiptare i jep zgjerimit të njohjeve të shtetit të ri ballkanik, duhet thënë se heqja e vizave për qytetarët serbë, sikundër edhe ajo që së fundmi Serbia aplikoi për qytetarët shqiptarë është një hap cilësisht i ri në këtë drejtim. Janë këto arsye, si dhe konfrontimi tradicional në arenën ndërkombëtare ai që e bën dialogun Serbi-Shqipëri me shumë interes. Aq më tepër fiton peshë ai po të merret në konsideratë fakti se nisma për Kartën e Adriatikut nuk përfshin në vetvete një vend si Serbia, ministri i Jashtëm i të cilës pak ditë ma parë ndodhej në Greqi në kuadër të një takimi trepalësh, Serbi-Bullgari-Greqi. Për sa u përket angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Haxhinasto ka premtuar rritje të kontributit shqiptar në Afganistan, por duke u përqendruar në trajnimin e forcave afgane të sigurisë. “Duke iu referuar kontributit të Shqipërisë në Afganistan, ministri Haxhinasto, theksoi se, si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është e angazhuar të rrisë kontributin e saj në kuadër të operacionit ISAF të drejtuar nga NATO në Afganistan gjatë vitit 2011, me fokus të veçantë trajnimin e forcave afgane të sigurisë. Ai shprehu angazhimin për kontribute të përbashkëta të vendeve të Kartës së Adriatikut në kuadër të operacionit ISAF në Afganistan”, njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Era85 16.12.2010 0 857
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)