Beitragsansicht

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit ishte një kompromis

Në hapësirat e Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë ka filluar të hënën konferenca ndërkombëtare “Marrëveshja Kornizë e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe në NATO". Kjo konferencë ndërkombëtare u organizua nga Universiteti i Kolumbisë-Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Filozofik i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Universiteti i Europës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës. Sipas ambasadorit amerikan, Filip Riker, në vitin 2001 Maqedonia, ishte një shtet ku mbizotëronte lufta civile. Tani dhjetë vjet më vonë, duke falënderuar Marrëveshjen e Ohrit, Maqedonia e konsideron veten si një shtet stabil, multikulturor, multireligjioz, dhe shumetnik. Ne si bashkësi ndërkombëtare dhe shtetet e Europës, kemi interes që Maqedonia të arrijë sukses në atë që është e paraparë në Marrëveshjen e Ohrit, si një shtet ballkanik, ku mbizotëron paqja dhe siguria. “Marrëveshja e Ohrit ka qenë një kompromis, sigurisht se ka palë të pakënaqura, por mendoj se Marrëveshja e Ohrit ndërpreu një tragjedi si ajo e Bosnjës, në Kosovë. Mendoj se SHBA-ja, BE, dhe shtetet e tjera e kuptuan në kohë situatën dhe rrezikun se çka mund të ndodhë në Maqedoni. Kam qenë shumë transparent, shumë i hapur dhe nuk dija të bëj teatër, balet, as nuk vija nga ndonjë grup folklorik, por vija nga një veprimtari 20-vjeçare në mërgim dhe ne kishim informacione se si rrjedh situata këtu në Maqedoni, duke filluar nga ndryshimi i Kushtetutës në 1974”, deklaroi përfaqësuesi politik i UÇK, tani lider i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili falënderoi komunitetin ndërkombëtar që e kuptoi seriozitetin e madh që i kanosej Republikës së Maqedonisë, që ky konflikt të kthehej në një gjenocid. Ahmeti vërejti më tej se si ka përparuar Marrëveshja e Ohrit, ashtu po përparojnë edhe liderët. Partia Demokratike Shqiptare e cila kohë më parë e quajti këtë marrëveshje si të vdekur nuk pati përfaqësuesit e saj në këtë konferencë.

Era85 21.06.2011 0 1050
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
21.06.2011 (vor 4933 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)