Beitragsansicht

Amerikanët interesohen te Kryeministri për akset Tiranë-Elbasan dhe Berat-Tepelenë

Amerikanët e “Bechtel”, pas suksesit me ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 1 miliard dollarë, shprehin interes edhe për akset e tjera që shtrihen në jug të vendit. Fakti që Kryeministri Sali Berisha është i bindur për të nisur ndërtimin e rrugëve Tiranë-Elbasan dhe Tepelenë-Berat, pavarësisht kostos, ka tërhequr vëmendjen e kompanisë amerikane, e cila është specializuar për projekte të mëdha dhe me vlerë të lartë investimi.

Në takimin e zhvilluar dje në Kryeministri, Berisha i falënderoi përfaqësuesit e “Bechtel” për punën e bërë me ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, duke e konsideruar si arritje historike, ekonomike dhe politike.

Fakti që në takim kishte ardhur vetë presidenti dhe themeluesi i kompanisë, Riley Bechtel, i shoqëruar nga zv.presidenti dhe drejtor menaxhues i kësaj kompanie, tregon se amerikanët e kanë marrë seriozisht planin për t’u përfshirë në dy projektet gjigande, kostoja e të cilave mund të shkojë deri në 500 milionë euro.

Interesimi

Mësohet që “Bechtel” t’i ketë thënë Berishës se projekti që ai realizoi, referuar Rrëshen-Kalimashit, ishte një ndër veprat më të rëndësishme që kishte ndërmarrë në karrierën e tij 21-vjeçare. Kurse Kryeministri iu përgjigj, duke thënë se “rruga Durrës-Kukës është një arritje historike, politike dhe ekonomike për të gjithë shqiptarët dhe rajonin”, duke shtuar më pas se “ajo jo vetëm i bashkoi shqiptarët, por i dha një zhvillim të paparë dhe të paparashikuar ekonomisë, turizmit dhe bashkëpunimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve me rajonin”.

Pasi diskutuan mbi eksperiencën e “Rrugës së kombit”, palët u futën direkt e në temë, duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit për të ardhmen, e në këtë situatë amerikanët kanë shprehur interesimin për ndërtimin e rrugëve që janë pjesë e Korridorit 8-të.

Presidenti i kompanisë “Bechtel” shprehu interesin e tij dhe të kompanisë për të marrë pjesë në gara të tjera për të ndërtuar vepra të tjera infrastrukturore, si hekurudha apo segmente si ai i Korridorit 8-të, si Tiranë-Elbasan apo Berat-Tepelenë etj. Ai u shpreh se kompania e tij e konsideron gjithmonë prioritet dhe kënaqësi realizimin e veprave me impakt kaq të madh si në Shqipëri.

Tunelet

Qeveria planifikon prej kohësh të vërë në zbatim planin e ndërtimin të rrugës Tiranë-Elbasan, e cila do të ketë edhe një tunel prej 4 kilometrash. Gjithashtu në planet e tyre është edhe rruga tjetër po aq e rëndësishme, Berat-Tepelenë, e cila edhe kjo parashikon të ketë tunel. Mësohet se dy akset do të ndërtohen nga e para, duke kaluar në territore të reja, me synim shkurtimin e distancës.

Për Tiranë-Elbasan, mobilizimi i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit ka nisur me kohë, kur në marsin e këtij viti ministri Sokol Olldashi dhe Kryeministri paraqitën detaje të projektit të hartuar nga një kompani italiane. Sipas projektit, gjatësia e rrugës parashikohet të jetë rreth 31 kilometra, me 7 mbikalime, 4 nënkalime dhe me një tunel prej 4 kilometrash, i përbërë nga dy hyrje-dalje. Aktualisht nuk ka një vlerësim të saktë të projektit sa i takon financimit, por përflitet rreth shumës 15 miliardë lekë. Për këtë aks rrugor ministria ka akorduar në buxhetin e vitit 2011 rreth 5 milionë lekë, një shumë kjo tepër e vogël, por që planifikohet të plotësohet me mbështetjen e donatorëve. Deri tani janë interesuar Fondi Kuvajtian dhe Banka Europiane e Investimeve, duke pranuar të japin 1.3 miliardë lekë për vitin 2011.

Sa i takon Berat-Tepelenë, ka pak të dhëna rreth rrugës që lidh disa linja të jugut në vend. Ajo që dihet është studimi i një kompanie gjermane, e cila tregon se rruga ka disa vështirësi financiare për shkak të terrenit dhe numrit të madh të tuneleve, përfshi dhe urat. Megjithatë, Kryeministri ka deklaruar se rruga në fjalë, rreth 40 kilometra e gjatë, do t’i nisë punimet brenda vitit 2011.

Era85 15.11.2010 0 1011
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
15.11.2010 (vor 5152 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)