Beitragsansicht

Anti-korrupsioni heton Cërvenkovskin

Komisioni Anti korrupsion akuzon ish presidentin Branko Cërvenkovskin për shpenzimin e afro 500 mijë eurove vetëm për fushata për marrëdhënie me publikun. Presidenca aktuale e Ivanovit ka publikuar të dhënat e arkivit që tregojnë firmosjen e kontratave të bashkëpunimit me 3 këshilltarë nga Sllovenia, të cilët kanë kryer studimet gjatë kohës kur Cërvenkovski ishte president. Për këtë angazhim, nga buxheti i shtetit janë nxjerrë 20.764.057 denarë ose 340.394 euro.
Këshilltarit të parë i janë paguar 8.305.626 denarë ose 136.157 euro.
Këshilltarit të dyta i janë paguar 5.149.482 denarë ose 84.417 euro.
Këshilltarit të tretë i janë paguar 7.308.949 denarë ose 119.818 euro.
“Lidhur me informatat e publikuara ditëve të fundit për zotin Branko Cërvenkovski i cili në veti të ish kryetarit të Maqedonisë ka harxhuar mjetet në sasi prej 500 mijë eurosh për marrëdhëniet me opinion. Ne shpallëm interes kërkuan nga kabinetit kryetarit të tanishëm Gjorge Ivanov informatë të thuktë, kërkuam informatë edhe vetë nga Branko Cërvenkovski të tregojë se çfarë mendoi ai lidhur me këtë” tha Ilmi Selami, kryetar i komisionit shtetëror për anti-korrupsion. Kabineti i ish presidentit Cërvenkosvki i hodhi poshtë akuzat një ditë më parë, ndërsa sot edhe LSDM-ja, partia që ai drejton aktualisht i cilësoi ato manipulime të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. “Edhe sot vazhdojnë manipulimet e rënda dhe pengesat e pushtetit, të cilat shihet se realizohen nën marionetën e Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së dhe Ivanovit. Sot, dalin në publik me të dhëna për shumën e përgjithshme të angazhimeve për këshilltarë gjatë gjithë mandatit të kryetarit Cërvenkovski, kurse dje u publikuan informata se vetëm në 2009-ën janë shpenzuar 500 mijë euro dhe sot vetë e vërtetuan se ka qenë gënjeshtër” tha zëdhënësi i LSDM-së Emiljan Stankoviq. Komisioni Anti korrupsion pret informata edhe nga vetë ish presidenti Cërvenkovski për të vërtetuar gjendjen faktike dhe të dalë me konkluzionet rreth rastit.

Era85 28.10.2010 0 1205
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
28.10.2010 (vor 5170 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)