Beitragsansicht

Arbri, fituesi i 'Big Brother 5'

Arbri është fituesi i edicionit të pestë të 'Big Brother Albania'. Djali nga Kosova mori më shumë vota nga publiku se Liami, i cili u rendit i dyti. "Jemi te dy fitues!", ishin fjalët e para të Arbrit pas fitores.


Mbrëmja e shumëpritur nisi me përmbledhjen e rrugëtimit në 'Big Brother' të Arbrit dhe Françeskës. Momentet pikante të qëndrimit të tyre në shtëpi...njohjet, grindjet, debatet, reflektimet dhe shumë ndjesi të tjera u paraqitën në këto përmbledhje, të cilat si Abri ashtu edhe Françeska i pëlqyen shumë.

Surpriza e parë e mbrëmjes ishte rezervuar për Françeskën. Në një pasarelë gjigante, të ngritur në ambientet e shtëpisë së 'Big Brother', ku Françeska ishte spektaktorja e vetme, u zhvillua një sfilatë e disa vajzave të veshura në të bardha.E fundit ndër to ishte motra e Françeskës. Fustani që mbante veshur motra e Françeskës, do të jetë pikërisht veshja e vajzës nga Vlora në sfilatën që 'Geraldina Sposa' do të organizojë në shtator.



"Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e 'Big Brother'. Jeta këtu më ka bërë të mësoj shumë", ishin disa prej fjalëve të Gentës, pasi pa edhe ajo përmbledhjen e momenteve më të bukura dhe të hidhura të kaluara në shtëpi.Pas këtij momenti ishin filmimet e rrugëtimit të Liamit në shtëpi, i cili u shpreh krenar për atë çka kishte dhënë në shtëpi dhe për faktin që kishte arritur deri këtu. 



Ndërsa Ermali, konkurrenti i cili nuk ka qenë asnjëherë i nominuar, u shpreh i kënaqur për cfarë kishte kaluar dhe për sjelljen e tij brenda shtëpisë. Ishte pikërisht Ermali, personazhi i dytë të cilit iu rezervua surpriza e radhës.Në disa kuti të vendosura në oborr, ishin futur disa objekte që Ermali kishte përdorur gjatë jetës së tij, dhe që tregonin shumë rreth të kaluarës së djalit nga Memaliaj.Në njërën prej kutive ishin futur tre prej shokëve të fëmijërisë së Ermalit, gjë që e emocionoi shumë atë. 





Më pas ishte radha e Liamit të shihte surprizën që Vëllai i Madh i kishte përgatitur. Ishte pikërisht e dashura e tij gjermane, Evelina, e cila "mbërriti" nga Gjermania e futur direkt në ambientet e shtëpisë së 'Big Brother' me një makinë, e veshur me fustan të bardhë. Kjo e papritur e ka emocionuar pa masë Liamin, i cili më pas i ka propozuar për martesë Evelinës, duke i dhuruar edhe një unazë. 

Genta mori si surprizë në mbrëmjen finale një këngë që vëllai i saj Eltoni ia kushtonte, si dhe një takim me të në ambientet e shtëpisë.Eltoni e siguroi Gentën, se ai dhe e gjithë familja e kishin mbështetur në çdo moment dhe do të vazhdonin ta bënin këtë edhe pas përfundimit të reality show-t. 




Kurse Arbri, i cili paraprakisht kishte treguar në dhomën e rrëfimit, se nëna e tij në jetën e përditshme e telefononte shumë shpesh, u përball me telefonata të njëpasnjëshme nga nëna e tij, që "ndodhej" në Prishtinë. Vetëm pas disa minutash bashkëbisedimi telefonik, Vëllai i Madh realizoi takimin e Arbrit me të ëmën, takim që ishte emocionues jo vetëm për ta, por edhe për shikuesit. 

Pas disa momenteve të këndshme, erdhi edhe radha e eliminimeve. Banori që kishte marrë më pak vota nga publiku dhe që la i pari shtëpinë e 'Big Brother' ishte Ermali.Menjëherë pas Ermalit, doli edhe e dashura e tij Françeska, duke qenë banorja e dytë më pak e votuar nga pesë finalistët.

Arbana më pas hapi një tjetër televotim për tre banorët e mbetur, Genta, Arbër dhe Liam. Votat që morën në minutat e fundit, iu shtuan atyre dhënë nga publiku gjatë gjithë kësaj jave.Publiku vendosi që Genta, banorja e cila hyri e para në shtëpinë e 'Big Brother` në edicionin e pestë të këtij show,të ishte e eliminuara e radhes. 

Fill pas kësaj Arbana njoftoi për televotimin e fundit, përballjen vendimtare mes Arbrit dhe Liamit.E si perfundim ishte Arbri ai qe mori edhe fitoren e merituar te kesaj loje, qe terhoqi vemendjen maksimale te publikut ne keto tre muaj.

Emocione, spektakël, humor, lot dhe kujtime shoqëruan këtë mbrëmje të madhe të 'Big Brother', që mbylli siparin në orët e para të së dielës, duke shënuar një tjetër sukses gjigant të Top Channel. 

ermal-ipapar 27.05.2012 0 1748
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (5 beiträge)
Politik (5 beiträge)
shendetesi (3 beiträge)
Videos (1 beiträge)
Schlagworte
Arbri është fituesi i edicionit të pestë të 'Big Brother Albania'. Djali nga Kosova mori më shumë vota nga publiku se Liami Bashkimit Evropian Ish-kryeministri Fatos Nano ka bashkëbiseduar madje ka bërë edhe batuta me kryeministrin dhe kryetarin e PD-së Berisha mbrëmjen e së hënës. Një kontingjent prej 250 ushtarë të batalionit rezervë të KFOR-it Nokia nxjerr telefon me kamer 41 megapixel Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri në muajin mars Parlamenti i Maqedonisë me 85 vota pro miratoi Deklaratën për afirmimin e strategjisë së vendit për anëtarësim në NATO të propozuar nga mazhoranca. Partia Aleanca Demokratike (PAD) ka propozuar ditën e shtunë Neritan Cekën për postin e Presidentit të Republikës. Prodhuesi i makinave “Lamborghini” ka prezantuar në Pekin modelin e ri URUS Për shumëkënd "Fyma e Re demokratike" është një emër jo shumë modern. Por Qeveria greke pritet të marrë së shpejti një vendim të rëndësishëm që lehtëson procedurat e minoritarëve grekë nga Shqipëria për marrjen e nënshtetësisë greke. Rona Nishliu regjistroi rezultatin më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve shqiptare në “Eurovision” Shpiket vaksina kundër shëndoshjes Tre vjet pas kthimit në Departamentin e Shtetit në një takim zyrtar me Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton i cili u rendit i dyti. "Jemi te dy fitues!" i kushtoi rëndësi dy këngëve më të klikuara të momentit në internet ishin fjalët e para të Arbrit pas fitores. kryeministri Sali Berisha ia ka dalë të realizojë një prej qëllimeve të këtij takimi. Qëllim kurse 450 ushtarë të tjerë pritet të mbërrijnë në Kosovë në d me ushtarë gjermanë