Beitragsansicht

Argjentinë, transplantimet e organeve çështje e zakonshme

Ky është Carlos Alberto Lirio. Në adoleshencë, një djalë plot jetë, i cili i ishte ngjitur madje edhe maleve të Patagonisë në Argjentinë. ....."Kam praktikuar basketboll, volejboll, gjimnastikë. Tre muaj para se të ndodhte, iu ngjita vullkanit Lanin. Më pëlqente ta shëtitja, të bëja ekspedita me biçikletë, të bëja ato që do të bëjë çdo 17 vjeçar, tregon Karlos. Por papritur zemra u ndal së funksionuari. Djaloshi përjetoi 2 atakë dhe u shtrua në një klinik të specializuar. Pasi u diagnostikua me kardiomiopati, shansi i tij i vetëm i jetës ishte transplantimi i zemrës. Ndërsa në rastin e Rodolfo Wetzel, organi që nuk funksiononte më ishte veshka-për të mbijetuar ishte vetëm makina e dializës.  ....."Kjo do të thoshte të lidheshe me makinën e dializës tre herë në javë, për nga katër orë.” Disa vite më parë, transplantimet ishin të pakonceptueshme, por tani ato janë realitet për shumë njerëz. Karlo mori një zemër të re, ndërsa Rodolfo, një veshkë të re. Të dy sot e jetojnë normalisht jetën, madje janë atletë konkurrues. Argjentina është një nga vendet me shkallën më të lartë në botë për transplanto të suksesshme, mesatarisht me 50 zemra çdo vit. Një fenomen që po përhapet në gjithë Amerikën latine, pas një sërë fushatës për inkurajimin e njerëzve si donator. ....Carlos tani pritet të bëhet baba. Jeta e tij vazhdon, dhe ai kërkon ta jetojë çdo sekondë. Përveçse mësues fizike, ai është i angazhuar fuqishëm me qendrën e rehabilitimit për pacientët e transplantuar

Era85 15.11.2010 0 1259
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
15.11.2010 (vor 5152 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)