Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave bashkë me shtetasin Kamber Hoxha, në pranga ka përfunduar edhe një punonjës policie i burgut.
Ndërkohë, shtojnë burimet, tre punonjës të tjerë po hetohen në gjëndje të lirë lidhur me ngjarjen.
22 vjecari Ajet Markaj u arratis ditën e djeshme gjatë një ndeshjeje futbolli që po luhej në ambjentet e burgut 313 në kryeqytet.
Ai shtyu policin që kujdesej për sigurinë dhe kapërceu murin rrethues, lartësia e të cilit është qesharake.