Beitragsansicht

Arrestohet në Angli i kërkuari shqiptar

Lulzim Haxhi Hoxhaj  është arrestuar në qytetin e Newcastle-it  në Anglinë Veriore pas 13 vjet fshehje.

Ai kërkohet të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata me 22 vite burg për vrasjen e Eduart Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë me armë zjarri e tipit kallashnikov, ndodhur në vitin 1997.

Një zëdhënëse e Scotland Yard tha se Hoxhaj në Angli përdorte identitet të rremë me emrin Idriz Dervishaj,  i datëlindjes 15.Shkurt 1966.

Agjentët e zyrës së Interpol Tiranës në bashkëpunim me policinë e Fierit fillimisht kanë mundur të identifikojnë numrin e telefonit celular nëpëermjet të cilit ai telefononte familjarët.

Numri i identifikuar së bashku me materialet përkatëse i kanë kaluar oficerëve të skuadrës së ekstradimeve në Scotland Yard të cilët nëpërmjet kompanive celulare në Angli kanë zbuluar banesën ku ai jetonte duke e arrestuar.

Hoxhaj ka dalë përpara gjykatës në Londër ku do të zhvillohen seancat e ekstradimit. Në këtë gjykatë janë në procesh shqyrtimi edhe katër kërkesa të tjera të shtetit shqiptarë.

Gjatë pesë viteve të fundit 14 është numri personave të ekstraduar për në Shqipëri nga Anglia ndërsa rastet kur ekstradimi ka dështuar janë 5.

Duke tentuar bllokimin e ekstradimit në Gjykatën e Apelit në Londër janë dy shtetas shqiptarë, pasi  është lejuar ekstradimi i tyre.

Policia shqiptare beson se 80 shtetas shqiptarë shumica të kërkuar për krimin e vrasjes fshihen në Britaninë e Madhe.

Era85 18.11.2010 0 942
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)