Beitragsansicht

Assange do të luftojë për ekstradimin 08/12/2010

Një gjykatës britanik ia ka mohuar dje Julian Assange kërkesën për t’u liruar përkundër pagesës pas arrestimit që i bënë po dje në Londër. Në gjykatë, themeluesi i “Wikileaks”, deklaroi se do të luftonte përpjekjet për ta ekstraduar në Suedi, ku do të përballet me hetime për “krime seksuale”.

Ndërkohë, edhe financat e sajtit, janë ndodhur në një sulm dhe presion të vazhdueshëm gjatë gjithë kësaj kohe dhe po dje, si “Visa” ashtu edhe “Mastercard” ia ndërprenë shërbimin. Ndërkaq pavarësisht gjithë sa kanë ndodhur, një zëdhënës për “Wikileaks” deklaroi se sajti do të vazhdojë që të publikojë materialet për të cilat po përballet me gjithë këtë presion, nga të gjitha anët dhe mbi të gjitha, pavarësisht asaj që i ka ndodhur themeluesit të grupit.

“Arrestimi i Julian nuk do të ndryshojë aspak operacionet tona”, ka deklaruar Kristin Hrafnsson, për një agjenci lajmesh. Dje Assange ka dalë para Gjykatës së Londrës, pasi u vetëdorëzua në policinë britanike, në orët e para të ditës. Ai nuk pati asnjë reagim, ndërsa gjyqtari i deklaroi se nuk ia pranonte lirimin pas pagesës. Assange dhe avokatët e tij pretendojnë se akuzat e bëra nga dy gra për “seks konsensual, por pa masat mbrojtëse”, ngjarje që kanë ndodhur në gushtin e kaluar, pretendohet se janë të nxitura nga arsye politike. Zyrtarët suedezë i kanë hedhur poshtë këto pretendime të Assange.

Vetë themeluesi i “Wikileaks” përballet me akuzat e ngacmimit seksual dhe përdhunimit në njërin nga rastet dhe në rastin tjetër për kryerje të marrëdhënieve seksuale “të paligjshme”. Assange dhe grupi i avokatëve që e mbrojnë aktualisht do të luftojnë që ai të mos ekstradohet në Suedi. Vendimi për të luftuar ekstradimin mund të jetë i vështirë dhe ekspertët e ekstradimit thonë se një fletë europiane arresti e lëshuar nga Suedia mund të jetë e vështirë për t’u mposhtur. Edhe nëse ajo fletë mund të hidhet poshtë, Suedia do të lëshojë një tjetër.

Ndërkohë uebsajti i Assange ka qenë në një presion të vazhdueshëm financiar, pasi “Visa” dhe “Master Card” kanë deklaruar se nuk mund t’i bëjnë pagesa një sajti kontroversial. Në një deklaratë për një agjenci lajmesh, të dyja agjencitë e mësipërme deklaruan se do të vazhdojnë me vendimin e marrë deri në një qartësim të situatës së sajtit. Kjo lëvizje, tashmë ka bërë që të pengohen dy nga burimet kryesore të financimeve të Assange dhe “Wikileaks”. Këto llogari përdoreshin nga të gjithë mbështetësit financiarë të “Wikileaks”. Ndërkaq “Wikileaks” është ende duke pranuar donacione përmes transfertave bankare, në llogaritë e saj në Gjermani dhe në Islandë, si dhe përmes postës në një adresë në Universitetin e Melburnit në Australi. Për sa i përket avokatit të “Wikileaks”, në Suedi, Bjorn Hurting, ai tha se ishte e vështirë që të thoshte se sa do të zgjaste procesi i ekstradimit të Assange në Suedi.

Ndërkohë dhe qeveria amerikane ka lëshuar një hetim kriminal, duke bërë të ditur se “Wikileaks” ka rrezikuar interesat amerikane të mbrojtjes dhe të sigurisë. Por megjithatë “Wikileaks” ka me vete shumë mbështetës që e ndihmojnë edhe financiarisht online, të cilët e ndihmojnë edhe ndaj sulmeve të hakersave që synojnë ta mbyllin fare sajtin. Kështu ekzistojnë aktualisht rreth 500 sajte të ashtuquajtur “mirror”, pra pasqyrë, të cilat sigurojnë publikimin e dokumenteve, pavarësisht asaj që mund t’i ndodhë “Wikileaks”.

Era85 08.12.2010 0 862
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)