Sipas burimeve,ceshtja e Kosoves u ngrit gjate nje takimi qe dy lideret paten ne Shtepine e Bardhe mbremjen e se martes.
Pala amerikane e ka mbrojtur kerkesen e saj,me situaten stabilizuese qe mbizoteron ne rajon mbas shpalljes se pavaresise se Kosoves.
ZëvendësPresidenti Bajden ka inkurajuar Athinen te forcoje pozitat e saj ne rajon,pasi sipas tij,Greqia i ploteson te gjitha kushtet e nje fuqie rajonale,roli i se ciles i ka dhene Ballkanit me shume siguri dhe prosperitet.
Zoti Bajden ka perkrahur nismen greke per integrimin e Ballkanit Perendimor deri ne vitin 2014. "Per kete, - ka theksuar zëvendëspresidenti, - eshte e nevojshme ndihma e te gjithe vendeve te rajonit dhe pa dyshim Washingtoni perkrah cdo nisme integruese".
Zoti Bajden ka shprehur mirekuptimin e pales amerikane edhe per nje sere ceshtjesh qe preokupojne Athinen,sic eshte zgjidhja e ngercit te emertimit te ish-republikes Jugosllave te Maqedonise,problemet me Turqine ose problemet e brendshme te Greqise,tashme qe vendi po kalon krizen ekonomike me te rende qe prej krijimit te tij.
Në vazhdim kryeministri grek pritet te takoje homologun e tij shqiptar Sali Berisha me te cilin do te diskutohen ceshtjet dypaleshe, situata e krijuar ne Himare, integrimi europian i Shqiperise, ndihma greke per disa projekte ndertimi dhe ceshtjet rajonale.