Beitragsansicht

Berisha: Mos guxoni kurrë ta merrni pushtetin me dhunë!

Kryeministri, akuza krerëve të PS: Ju rrëzuam më 20 shkurt

Kryeministri Sali Berisha ka paralelizuar në mitingun e djeshëm dy ngjarjet, të cilat i ndan nga njëra-tjetra jo vetëm distanca 20-vjeçare, por edhe ‘përmbajtja’ e tyre. 20 shkurti i vitit 1991 dhe 21 janari i vitit 2011, kanë qenë kauza në të cilën Kryeministri ka përqendruar dje në sheshin “Nënë Tereza”, fjalimin e tij 40-minutësh. ”Përmbysja e shtatores së diktatorit në 20 shkurt të vitit ’91 do të shënonte, de facto, përmbysjen e dinastisë hoxhiste në Shqipëri. As terrori, as dhuna e shkurtit të vitit ’91 e klikës Alia-Ruçi nuk do ngrinin dot kurrë lulet e 20 shkurtit. E provuan në 21 janar, dhe mos guxoni më kurrë ta provoni, se një qeveri legjitime, rendi kushtetues i një vendi anëtar të NATO-s nuk mund të përmbyset kurrë me dhunë”, - tha Berisha. Organizatorët e festë-tubimit të djeshëm pohuan se në shesh ndodheshin 300 mijë shqiptarë. Dje në shesh ndodhi ajo që Kryeministri Berisha paralajmëroi një ditë më parë nga selia kryeministrore, që më 20 shkurt nuk do të ketë hapje fushate elektorale, por festë. Duke iu referuar fjalës së Kryeministrit Berisha, ky i fundit ka festuar jo vetëm rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, por edhe shpëtimin e qeverisë më 21 janar 2011 nga “puçi i shtetit”. “20 vite pas përmbytjes së etërve të tyre, më 21 janar të vitit 2011, bijtë e bllokmenëve rrethuan me gurë, zjarr dhe eksplozivë Kryeministrinë. Pushtetin me dhunë nuk do ta marrin kurrë bijtë e etërve të tyre”! - tha Berisha në fjalën e tij. Qëndrimi i Kryeministrit Berisha përforcohet nga një tjetër zë brenda mazhorancës, që është njëkohësisht edhe një prej figurave më aktive të ngjarjeve të 20 viteve më parë në përmbysjen e diktaturës. Deputetja e PD-së, Rajmonda Bulku theksoi përpara turmës në sheshin “Nënë Tereza” se, “jemi këtu për t’i thënë ‘Ndal’ krimit në bulevard”. “Një forcë që i jep energji popullit të vet, është burim i ndryshimit, dhe kjo forcë jemi ne. Dhe, kjo forcë ka vetëm një emër: Sali Berisha”, - tha deputetja Bulku. Kryeministri foli dje edhe për progreset që Shqipëria ka bërë në këto 20 vite, duke cituar se Shqipëria është vendi i demokracisë, ku populli flet dhe do të flasë i lirë. Por përtej kësaj, Kryeministri hodhi edhe akuzat e radhës për opozitën nga foltorja e improvizuar përballë Universitetit të Tiranës. “Institucionet e vendit nuk mund të preken dhe qeveria legjitime nuk përmbyset”, - tha ai. Sipas Berishës, opozita donte të bllokonte vizat dhe tentoi marrjen e pushtetit me dhunë. “Opozita u thotë ‘jo’ interesave të vendit”, - theksoi Berisha. “Populli flet me votën e lirë. Ne realizuam ëndrrën e shqiptarëve, ndërsa Shqipëria në NATO ishte premtimi ynë. Sot shqiptarët lëvizin të lirë dhe janë më të lirë se kurrë”, - tha Berisha, duke shtuar se, “ne përmbysëm Murin e Berlinit, ne hapëm dyert drejt Europës dhe 8 maji është prova jonë ndaj lirisë”.

Kreu i Ekzekutivit bëri me dije se, regjimi i Enver Hoxhës solli skllavëri dhe vdekje. “Sot në Shqipëri janë miliona të rinj fatlumë që nuk kanë njohur skllavërinë e diktaturës dhe bllokmenëve. Ky komb është fatlum me gjeneratën e tyre të lirisë. Ju bëj thirrje që këtë ditë shqiptarët ta nderojnë përgjithmonë dhe mos të harrojnë torturat, ekzekutimet, persekutimet dhe mizorinë e atij regjimi. 20 shkurti të jetë dita e kujtesës së viktimave komuniste”, - tha Berisha. Më pas ai theksoi se: “Këto 20 vite nuk kanë qenë të lehta. Diktatura e shkatërroi Shqipërinë më shumë se çdo luftë, epidemi dhe fatkeqësi tjetër. Ishim nga kombet më të varfra dhe të mjera në Europë. Ndërsa në 20 vitet e fundit kemi ecur më shpejt se çdo komb tjetër në rrugën e lirisë. Kjo është kryevepra e jetës sonë”.

Era85 21.02.2011 0 1122
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
21.02.2011 (vor 5054 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)