Beitragsansicht

Berisha: Shqipëria, sukses ekonomik

Ai ka theksuar në mbledhjen e qeverisë se eksportet janë rritur me 152 përqind dhe se industria është zëri kryesor që ka çuar në këtë sukses.

“Të ardhurat buxhetore dy muajt e parë të këtij viti janë 10-13% më të mëdha se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Është një lajm pozitiv që garanton përmbushjen e të gjitha obligimeve dhe premtimeve të dhëna. Në mënyrë të posaçme rritjen e rrogave dhe pensioneve që ka ndikim direkt në buxhetin e 800 mijë shqiptarëve. Tejkalimi dyshifrorë i të ardhurave, në krahasim me vitin e kaluar, është dëshmi e rritjes ekonomike të këtij vendi”, tha Berisha.

“Prodhimi shqiptar i eksportuar është rritur në tonë nga 232 në 424 mijë dhe në vlerë nga 7.9 në 20 miliardë lekë në dy muajt e parë të këtij viti në krahasim me dy muajt e parë të vitit të shkuar. Është një rritje prej 152%, rritja më e madhe e shënuar ndonjëherë”, deklaroi ai.

“Eksportet ‘Made in Albania’ janë sot me një rritje të shumfishtë krahasuar me eksportet me materiale importi. Nga ana tjetër Shqipëria do të jetë i vetmi vend që në harkun kohor dy vjeçar mbidyfishon eksportet e vendit. Struktura e eksporteve është Shqipëria industriale, është çeliku, giza dhe prodhime të tjera, teksitle, këpucë, pajisje makinerish. Janë këto tregues të progresit industrial që po tregon vendi. Është dëshmi e një rritjeje të punësimit të qytetarëve shqiptarë”, theksoi Berisha.

Era85 02.03.2011 0 1047
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)