Beitragsansicht

Berisha i cakton kuzhinierin dhe trajtimin ushqimor Presidentit Topi

Drejtoria e Shërbimit Qeveritar kalon në varësi të plotë të Kryeministrit Sali Berisha. Një vendim i marrë në datën 4 janar të këtij viti përcakton se, Drejtoria e Shërbimit Qeveritar tashmë do të jetë një organ totalisht në varësi të kreut të ekzekutivit. “Pika 1 e vendimit nr.34, datë 7.1.1999 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:

“1. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është person juridik në varësi të Kryeministrit. Ajo e zhvillon veprimtarinë e saj në përputhje me ligjin për ndërmarrjet. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare financohet nga të ardhurat e siguruara nga veprimtaria e saj dhe nga buxheti i shtetit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, - thuhet në VKM-në më të fundit. Kjo drejtori, sipas vendimit të mëparshëm, ka qenë në varësi të Këshillit të Ministrave. “Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare është person juridik në vartësi të Këshillit të Ministrave. Ajo zhvillon veprimtarinë e saj me vetëfinancim, në përputhje me ligjin për ndërmarrjet, dhe për veprimtari të veçanta e specifike subvencionohet nga buxheti i shtetit. Drejtori emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri”, - thuhet në pikën një të vendimit të shfuqizuar tashmë. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka si detyrë trajtimin e personaliteteve si Presidenti, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Gjithashtu, këtu përfshihet dhe trajtimi ushqimor dhe caktimi i kuzhinierëve të tre personaliteteve të larta. Kjo drejtori, gjithashtu ka në varësi të gjitha vilat dhe godinat qeveritare, duke filluar që nga Pallati i Brigadave, Pallati i Kongreseve, vilat e tjera pushuese në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas pikës 11 të vendimit, “Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe familjet e tyre, trajtohen sipas përkatësisë nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, institucionet përkatëse dhe Klinika Qeveritare për kushtet jetësore të banimit, pushimit, furnizimit me artikuj ushqimorë e industrialë, shërbimit mjekësor dhe personel shërbimi etj., si në rastin kur banojnë në rezidenca qeveritare, ashtu dhe kur ata banojnë në apartamentet e tyre”. Më tej theksohet se, trajtimi me ushqime të bëhet me kosto, duke iu llogaritur në pagesë vetëm vleftën e lëndës së parë. “Personaliteteve të mësipërme iu vihet në përdorim për banim nga një rezidencë, në administrimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, i pajisur në mobilie dhe inventar përkatës, në përputhje me mjediset e banesës. Kur personalitetet e lartpërmendura banojnë në apartamentet e tyre, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare pajis me mobilie dhe inventarin përkatës vetëm dhomën e pritjes dhe atë të punës, të cilat mbeten si inventar i kësaj Drejtorie”, - thuhet më tej në vendim.

Era85 01.02.2012 0 1081
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)