Beitragsansicht

Berisha premton investime të mëdha pas përmbytjes 08/12/2010

Pas përmbytjes së gjysmës së qytetit të Shkodrës dhe izolimit të Nënshkodrës, Kryeministri Sali Berisha ka premtuar ngritjen e “bay pass”-it të Shkodrës buzë liqenit. Kreu i qeverisë ka premtuar nisjen e ndërtimit të rreth 100 kilometrave argjinaturë dhe thellimin e Bunës. Berisha e ka cilësuar situatën e krijuar gjatë përmbytjeve të fundit në Qarkun e Shkodrës, si fatkeqësinë natyrore më të madhe që ka kaluar Shqipëria në 150 vitet e fundit. “Që nga koha kur u krijua si shtet, Shqipëria nuk ka kaluar situatë më të vështirë të fatkeqësive natyrore”, - ka thënë Berisha gjatë analizën së djeshme të Shtabit të Emergjencave në Shkodër. Kryeministri ka falënderuar qytetarët e Shkodrës dhe strukturat e qeverisjes vendore dhe ato qendrore për përballimin me sukses të situatës. Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje banorëve të qytetit të Shkodrës që të organizohen më mirë për të përballuar emergjencat dhe të arrihet një rritje e përgjegjësisë qytetare. “Nuk duhet të mendojmë vetëm për veten, por dhe për të tjerët. Nuk duhet që të mbetet asnjë familje e braktisur. Ne do dërgojmë në çdo pallat ushqime me varka”, - është shprehur kreu i qeverisë. Në lidhje me situatën, Berisha është shprehur se ka një përmirësim të lehtë për sa u përket shkarkimeve në hidrocentrale. Kryeministri ka sqaruar se për momentin nuk po krijojnë situatë të rëndë prurjet nga lumenjtë e Alpeve, të cilët gati janë përgjysmuar. Rruga tek ‘Harku i Bërdicës’ kalohet pa problem, por shqetësues mbetet liqeni i Shkodrës, i cili ka dyfishuar përmasën e tij dhe përmbyti zona që nuk ishin përmbytur kurrë më parë. Kryeministri Berisha ka kërkuar nga disa ekspertë që të mos spekulojnë mbi situatën. “Ata që kërkojnë të krijojnë kapital politik, u them më mirë t’u japin ndihmën qytetarëve në nevojë”, - ka thënë ai. Më tej, Kryeministri është ndalur në investimet emergjente afatshkurtra dhe afatmesme që e presin Shkodrën për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Ai ka theksuar ndërhyrjet afatshkurtra dhe afatmesme që do të kryhen për mbrojtjen e Qarkut të Shkodrës nga fatkeqësitë natyrore. “Faza e parë nënkupton heqjen e pengesave më evidente, pasi shumë ndërtime janë bërë në kohën që liqeni ka pasur prurje të pakta”, - ka thënë Berisha. Më tej ai ka sqaruar se do të bëhet thellimi i shtratit të lumit Buna, gjë për të cilën po negociohet me palën malazeze, e cila ka shprehur gatishmëri për ndihmë. Së fundmi, Kryeministri ka kërkuar që qendra e evakuimit të banorëve të zonave të përmbytura të merret në dorëzim nga Ministria e Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe të dërgohen psikologë për të trajtuar familjet që janë prekur nga përmbytjet

Era85 08.12.2010 0 905
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)