Beitragsansicht

Brusa: Të zbatohen rekomandimet e Brukselit 08/12/2010

Kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Luigi Brusa, i ka kujtuar qeverisë shqiptare, por edhe opozitës, që duhet të nisin menjëherë nga puna për zbatimin e kërkesave që opinioni i BE-së jep për Shqipërinë. Në një takim që ka mbajtur dje me studentët shqiptarë, diplomati italian që drejton zyrën e BE-së në Shqipëri deklaroi se “Jo shumë kohë larg, Komisioni Europian publikoi opinionin e tij për Shqipërinë dhe ka një listë me rekomandime në të për politikën tuaj. Besoj se ato duhet të jenë udhërrëfyesi. Partitë politike patjetër që duhet të drejtohen nga ky opinion dhe 12 rekomandimet e tij. Kjo është rruga e drejtë. Dhe ne besojmë se ata do e gjejnë mënyrën të bashkëpunojnë për të gjetur porositë”. Deklarata e Brusës vjen në një kohë kur pritet përgjigjja zyrtare e mazhorancës mbi ofertën e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve. Komentet ai i bëri gjatë ceremonisë së dhurimit të një kolazhi librash mbi BE-në për Qendrën e Informimit të BE-së në Tiranë nga ambasada e Spanjës.

Opinioni

Më 9 nëntor, Komisioni Europian ka publikuar opinionin për Shqipërinë, i cili si thelb kishte një fjali: Nuk e merr statusin e vendit kandidat”. Komisioneri i Komisionit Europian për Zgjerimin, Stefan Fule, deklaroi se KE-ja miratoi, ndër të tjera, opinionet për Shqipërinë dhe Malin e Zi. “Nxisim Shqipërinë që të bëjë më shumë përpjekje për progres. Ne kemi përcaktuar disa prioritete kyçe, që për rastin e Shqipërisë janë 12. Në këtë mënyrë u kemi dhënë një rrugë të qartë sesi të ecin përpara për çeljen e bisedimeve. Gjithë spektri politik duhet të zgjidhë ngërçin dhe t’u adresohen atyre prioritete kyçe”, thuhet në raportin e BE-së. Shqipëria, për shkak të ngërçit politik, nuk ka mundur dot të marrë statusin e vendit kandidat. Zgjedhjet e 8 majit do të jenë test për Shqipërinë dhe në vjeshtë do të bëhet një tjetër perceptim. Mali i Zi mori statusin e vendit kandidat, ndërsa Shqipëria jo. Komisioneri Fule deklaroi se për Shqipërinë është arritur në përfundimin që negociatat do të hapen sapo vendi të arrijë një nivel të kritereve të Kopenhagës, që kërkojnë stabilitet në institucione, garantimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. "I bëjmë thirrje Shqipërisë që të vazhdojë me reformat e mëtejshme", tha Fule. Komisioneri deklaroi se kësaj here, opinioni ishte më specifik dhe kërkoi që politikanët shqiptarë, të të gjitha kaheve, të tregojnë përgjegjësi të njëjtë. "Politikanët shqiptarë duhet të zgjidhin krizën, nëse arrijnë të dalin nga kriza dhe të përmbushin kriteret, mund të presin një rekomandim pozitiv nga komisioni", tha Fule. Shqipëria duhet të presë akoma për t’u renditur përkrah vendeve të Bashkimit Europian. Është specifikuar vetëm që vendi ynë do të jetë në gjendje të çelë bisedimet për negociata sapo të përmbushë detyrimet e nevojshme. Kritika ka pasur edhe për mënyrën e funksionimit të Parlamentit. Ngërçi politik i ka lënë reformat në hije dhe është një shprehje që përsëritet tashmë për Shqipërinë se administrata është e politizuar. Gjithashtu, e pazgjidhur mbetet edhe situata për gjyqësorin.

Kriza politike

“Anëtarësimi do të mund të realizohet sa më shpejt, kur vendi të jetë i gatshëm t'u përgjigjet detyrimeve të anëtarësimit, duke përmbushur kushtet politike dhe ekonomike të kërkuara. Anëtarësimi, sipas kritereve të Kopenhagës, kërkon që shteti kandidat të përmbushë stabilitetin e institucioneve, duke garantuar demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin e mbrojtjen e pakicave”.

Zgjedhjet

Lidhur me zgjedhjet, raporti i përmbahet vlerësimit të OSBE/ODIHR-it, si dhe rekomandimeve të bëra prej tyre, për të cilat raporti konstaton se "nuk janë përkthyer ende në një reformë të kënaqshme elektorale, e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme". Gjithashtu, raporti konstaton me shqetësim situatën në drejtësi, funksionimin, efikasitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit. Sërish për korrupsionin përdoret termi i përdorur edhe një vit më parë, që e përkufizon atë si një problem veçanërisht serioz

Era85 08.12.2010 0 1219
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)