Beitragsansicht

Cigaret, rritja e taksës shton kontrabandën

Projektligji i Ministrisë së Financave për “Disa ndryshime në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 ‘Për akcizën në Republikën e Shqipërisë’” (i ndryshuar), propozon një rritje të shkallës tatimore të akcizës për cigaret me rreth 40 për qind, duke i bërë ato nga 50 lekë për paketë në 70 lekë.

Kjo masë e re, që u diskutua tri javë më parë nga Këshilli Konsultativ i Biznesit, që drejtohet nga ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, po kundërshtohet me të madhe nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, brenda së cilës ka anëtarë që merren me tregtinë e duhanit.

Përmes një letre dërguar ministrit të Financave, ky sektor e konsideron shokuese rritjen e akcizës në një nivel që i kapërcen shkallët tatimore që aplikojnë vendet e tjera, jo të BE-së.

Biznesi i cigareve në vend paralajmëron ministrin se në rast të rritjes së akcizës do të ketë nxitje për evazion fiskal, pra të kalimit kontrabandë të cigareve, kurse konsumatorët do të priren të konsumojnë cigare të lira dhe jo cilësore.

“Të ardhurat publike do të bien ndjeshëm, për shkak të humbjeve në total nga kontrabanda, që do të kundërpeshojnë fitimet nga rritja e akcizës dhe do të ketë humbje nga të ardhurat prej TVSH-së, si pasojë e rritjes së kërkesës për cigare shumë të lira. Gjithashtu tregu legjitim i cigareve në vend, gjenerues i rreth 3% të të ardhurave publike vetëm nga pagesa e akcizës, pa llogaritur tatim-fitimin, si dhe TVSH e taksat doganore, do të dëmtohet shumë”, thuhet në letër.

Era85 30.10.2010 0 1118
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)