Beitragsansicht

Dështon lëshimi i satelitit të ri të “Eutelsat”

SHBA

Sateliti “Eutelsat W3B”, i lëshuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm, është konsideruar i humbur pas një nisjeje pa probleme të misionit “5 Ariane”. Nëpërmjet këtij sateliti do të transmetonin duke filluar nga dhjetori edhe të gjitha kanalet dhe platformat televizive në Ballkan. Sipas “Eutelsat”, një anomali ndodhi me nënsistemin reaktiv të satelitit. Në një deklaratë, Michel de Rosen, drejtori i përgjithshëm i “Eutelsat”, tha: “Humbja e W3B është një zhgënjim për “Eutelsat” dhe klientët tanë. Ne e ndajmë atë me partnerët tanë, kryesisht Thales Alenia Space dhe komunitetin e sigurimeve. Ne do të përqendrojmë tani vëmendjen tonë në dërgimin e satelitit W3C për të hyrë në shërbim në 16 gradë lindje në mes të vitit të ardhshëm dhe në zbatimin e një programi të ri satelitor për të kompensuar këtë humbje”. “Eutelsat” tha se satelitët aktualë janë në gjendje të vazhdojnë të mbulojnë shërbimin në 16 gradë lindje. Sateliti “Eutelsat W3C” do të niset në korrik 2011 dhe do të vendoset në pozicionin e parashikuar. De Rosen tha se është duke punuar me prodhuesit për të parë nëse procesi i ndërtimit mund të përshpejtohet, pa prekur cilësinë.

Dështimi i lëshimit të satelitit të “Eutelsat” shkakton probleme për platformat televizive në Ballkan, përfshi edhe atë shqiptare, “DigitAlb”. Me lëshimin e satelitit të ri “DigitAlb” kishte planifikuar që të realizonte në dhjetor rritjen e fuqisë së sinjalit dhe shtimin e kanaleve të reja, gjë që do të duhet të shtyhet.

Era85 30.10.2010 0 1117
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
30.10.2010 (vor 5169 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)