Beitragsansicht

Deputeti i PD-së, kritika edhe për performancën në lidhje me ligjin e SHISH

Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, deklaroi se ndihet i cenuar në dinjitetin e tij si deputet në lidhje me votimin mbi dekretin e Presidentit për pronat. Duke folur në një intervistë për televizionin “News 24” deputeti i PD-së theksoi se mënyra sesi u krye votimi i parregullt në sy të të gjithëve pa dhënë shpjegim ka cenuar dinjitetin e tij si parlamentar, edhe pse ai kishte votuar si grupi i mazhorancës pro rrëzimit të dekretit. Oketa ka shfaqur skepticizmin për ndryshimet në qeveri, ndërkohë që ka kritikuar lidershipin e mazhorancës në lidhje me performancën për ligjin e SHISH-it. “Ndryshimet në qeveri të imponuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ishin transparente dhe ngrenë një sërë pikëpyetjesh”. Ky ishte qëndrimi që mbajti dje deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa. Sipas Oketës, argumentet që shtroi zëvendëskryeministri Ilir Meta për këto lëvizje nuk ishin bindëse. “Lëvizjet në kabinet u imponuan nga LSI, në bazë të marrëveshjes paraprake që kjo forcë ka bërë me PD-në. Për arsyet e këtyre ndryshimeve ka pikëpyetje dhe argumentet që u dhanë nga Meta nuk ishin bindëse”, theksoi Oketa. Sipas tij, qëndrimi se Ilir Meta ishte kryetar i LSI-së dhe pozicioni i ministrit të Jashtëm e mbante larg bazës së partisë, nuk ishte bindës nisur edhe nga përvoja e madhe që ai ka si politikan. “Meta ka mbajtur poste të larta me qeveritë e mëparshme, ka qenë ministër i Jashtëm dhe Kryeministër. Në këtë kuadër ai duhet ta dinte që në fillim që posti i ministrit të Jashtëm shoqërohej me udhëtime të shpeshta”, argumenton ish-ministri i Mbrojtjes. Nga ana tjetër Oketa thekson se aktualisht nuk është momenti i duhur për të bërë ndryshime të tjera në qeveri. Sipas tij, mazhoranca aktualisht ka si detyrë kryesore të zgjidhë krizën politike dhe ndryshimet në qeveri nuk do të ndihmonin në këtë prioritet. “Nuk mendoj se është momenti i duhur për ndryshime në qeveri, sepse forcat dhe energjitë duhet të përqendrohen në zgjidhjen e krizës”, theksoi Oketa. Ai shtoi se ishte e domosdoshme që mosmarrëveshjeve 15- mujore mes PD-së dhe PS-së t’i jepej fund. Sipas Oketës tani debati mes forcave politike duhet të përqendohet tek integrimi dhe tek vizat dhe jo më te transparenca e zgjedhjeve të shkuara zgjedhore. Në lidhje me ligjin e SHISH-it, Oketa theksoi se krerët e Kuvendit nuk kishin informuar as kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare për futjen e ligjit të SHISH në seancën plenare

Era85 22.09.2010 0 910
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
22.09.2010 (vor 5205 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)