Beitragsansicht

Dosjet e krimit të organizuar, marrëveshje Shqipëri-Britani 23/12/2010

Shqipëria nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Britaninë e Madhe për shkëmbim të informacionit kriminal, me qëllim për të goditur edhe më shumë elementët kriminalë që veprojnë në këto dy vende. Ambasadorja britanike, Fiona McIlwham dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha nënshkruan marrëveshjen dypalëshe për shkëmbim informacioni midis dy vendeve. Ambasadorja tha se ky nënshkrim shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit. “Marrëveshja do të forcojë bashkëpunimin në fushat e zbulimit të krimit, mbrojtjes publike dhe identifikimin e autorëve”, - shtoi ajo. Më tej theksoi se, krimi i organizuar paraqet një kërcënim shumë real dhe të rrezikshëm për të dyja vendet tona. “Me krijimin e këtij shkëmbimi informacioni me Shqipërinë, ne synojmë të sigurojmë se ata të cilët mendojnë se mund të kalojnë kufijtë dhe të kryejnë krime në mënyrë anonime, të gjenden dhe të sillen para drejtësisë”, - tha McIlwham. Ajo shtoi se, Bashkimi Europian ka theksuar nevojën që Shqipëria të forcojë zbatimin e ligjit dhe të rrisë përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, si esenciale për përparim të mëtejshëm në BE. “Komisioni bëri thirrje për hetim më proaktiv të krimit të organizuar. Britania e Madhe e mbështet këtë dhe sheh përpara për të vazhduar punën me autoritetet shqiptare për ta bërë realitet”, - përfundoi ajo. Ndërsa ministri Basha deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes së djeshme është simbolik në disa plane. “Së pari, simbolizon shkallën e lartë të besimit që ka fituar policia shqiptare nëpërmjet punës dhe rezultateve të kësaj pune. Së dyti, simbolizon një shkallë të re të bashkëpunimit, e cila sot ndërtohet me policinë britanike, është në planifikim dhe ndërtim e sipër me policitë e disa prej vendeve të tjera të mëdha të BE-së, dhe natyrisht ky është një votëbesim i aftësive të policisë shqiptare, demonstruar nëpërmjet rezultateve të saj në luftë kundër krimit të organizuar, duke përfshirë këtu krimin e organizuar transkufitar dhe që do të çojë në nënshkrimin së shpejti të marrëveshjes operative edhe me EUROPOL-in”, - theksoi ministri i Brendshëm. Duke shprehur bindjen se nënshkrimi i marrëveshjes me Britaninë e Madhe do të japë rezultate të prekshme brenda një kohe të shkurtër, ministri Basha vuri në dukje edhe njëherë vullnetin e qeverisë Berisha për luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar, për ta bërë Shqipërinë vendin me koston më të lartë dhe fitimet më të ulëta për krimin e organizuar. “Konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me policitë e vendeve të BE-së mbetet prioritet kryesor i qeverisë dhe në këtë kuadër, një dëshmi e fortë se puna e palodhur e Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit, e cila çoi në vendimmarrjen historike të heqjes së vizave, jo vetëm nuk ndalon, jo vetëm nuk ngadalësohet, por intensifikohet më tej”, - deklaroi ministri Basha.

Era85 23.12.2010 0 1037
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)