Beitragsansicht

Durrës, rendohet trafiku nga pushuesit

jme/plazhdurres~2.jpg" alt="Durrës, rend

Temperaturat e larta i kanë nxitur shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit, më së shumti në atë të Durrësit që për nga numri është edhe më i frekuentuari.

Fluksi i tyre ka sjellë trafik të renduar në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe në akset e tjera që e lidhin atë me plazhet e Gjirit të Lalzit, Shkëmbit të Kavajës, Golemit dhe ato më në jug të vendit.

Megjithatë prania e shtuar e policisë rrugore në postblloqe përgjatë akseve rrugore ka shmangur aksidentet.

Ndërkohe për të lehtësuar edhe më shumë pushuesit, strukturat përkatëse kanë marrë edhe një sërë masash të tjera që kanë lidhje me sigurinë e tyre.

Në plazhin e Golemit është ngritur vendbazimi i parë i motorrave të ujit, i shoqëruar me një sistem kontrolli.
 
Dy vjet më parë një pushues nga Kosova humbi jetën në det teksa u godit në kokë nga një motorr uji që lëvizte në të njëjtën hapësirë ujore ku laheshin pushuesit.

Deklarimet për masa të shpejta ndaj fenomenit gjetën hezitimin e njesive të pushtetit vendor lidhur me caktimin e hapësirave të posaccme ku të rinjtë mund të ushtrojnë pasionet e tyre të ujit.

Tashmë vendbazimi i parë u zyrtarizua dhe javën në vazhdim një tjetër do të shërbejë për plazhet e Durrësit dhe Shkëmbit të Kavajës.
 
Sigurisht një nismë e tillë në fillim të sezonit veror do të ishte mirë të promovohej dhe vazhdohej edhe në zona të tjera bregdetare të vendit, ku motorrët e ujit janë kthyer shpesh herë në rrezik edhe për jetën e pushuesve.

Era85 10.07.2011 0 1122
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)