Beitragsansicht

E marta e Marty-t dhe Martinoviçëve 2011-01-26

“Hashim Thaçi, bos i mafies shqiptare në Ballkan…”, “Thaçi dhe UÇK akuzohen për trafik organesh dhe drogë”, “Dick Marty akuzon Kryeministrin kosovar për trafik organesh”… dhe tituj të tjerë pak e shumë të kësaj natyre ditëve të fundit kishin pushtuar gazetat jo vetëm zvicerane, por edhe mbarë shtypin botëror. Tani, këta tituj për opinionin publik botëror, sidomos tek ata që nuk e njohin mirë të vërtetën në Kosovë, mund të merren si të vërteta. Fundja, thotë një fjalë popullore, njeriu s’mund të gënjejë tri herë, rrenat e veta të shumtën e rasteve i duken të vërteta e të mos flasim më për gënjeshtrat e të tjerëve. Për “trafikun e organeve” dhe njëfarë “shtëpie të verdhë” më së miri ishte prononcuar shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, (ish-shef i UNMIK-ut), i cili gjatë një vizite në Graçanicë, duke iu përgjigjur një pyetjeje provokative një gazetari serb rreth këtyre “organeve të Thaçit”, ai i ishte përgjigjur troç se në aspektin mjekësor, duke u nisur dhe nga profesioni i mjekut që është, Kouchner tha se “ti djalosh po më duket se paske problem me vetveten, paske nevojë për të vizituar spitalin psikiatrik dhe gjithë ata që mendojnë si ti janë të sëmurë psikikë”. Pra, afera e Dick Marty polli, për çudi m’u ato ditë kur në opinionin botëror, kur situata ishte e qetë, pra para zhvillimeve në Tunizi apo Shqipëri, kur gazetarët nuk kishin me çfarë t’i mbushnin gazetat e tyre, siç i tha agjencisë sonë informative “Presheva Jonë” një analist zviceran. Sipas tij, afera e Dick Marty-t mund të humbë imazhin e Kosovës dhe Zvicrës, por jo edhe relacionet miqësore mes këtyre dy shteteve, mes këtyre dy popujve liridashëse.

Raporti i Dick Marty-t dhe akuzat e tij kundër UÇK-së dhe implikimi i disa personaliteteve kosovare në “trafik organesh” më shumë ka habitur opinionin shqiptar se sa ka shqetësuar apo zemëruar atë. Titujt e gazetave të lartpërmendura ishin dëgjuar sot e dhjetë vjet nga Beogradi deri në Moskë, e tani së fundi, edhe nga disa vende aleate të Serbisë apo njerëz të dëshmuar kundër pavarësisë së Kosovës, të cilët dje ishin kundër NATO-s, Amerikës dhe Zvicrës, si vende mike dhe përkrahëse të denja të shtetit të Kosovës, popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Këtë e dëshmoi ditë më parë edhe zonja Michelinë Calmy-Rey, Presidente e Zvicrës, e cila duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të AIK "Preshava Jonë" në Gjenevë, rreth Dick Marty-t dhe Kosovës, ndër tjera u përgjigj se “raporti i Dick Marty-t për Kosovën nuk reflektohet negativisht në marrëdhëniet tona të mira mes Prishtinës dhe Bernës dhe as te pavarësia e saj, sepse dihen qëndrimet e qeverisë zvicerane, po e rikonfirmoj se Berna ka njohur atë dhe në këtë proces nuk ka kthim mbrapa…”. Madje, sipas saj, raporte të mira ka Zvicra sa me SHBA-të po aq edhe me Kosovën. Tani, dita e martë, qoftë e bardhë apo e zezë...kjo nuk është një surprizë për shqiptarët e Kosovës se edhe në kohën e okupimit të Kosovës nga Serbia, Beogradi kishte paralajmëruar shpesh të marta të zeza për Kosovën, por ato edhe shpesh kishin dështuar… Kosova është e mësuar me të martet e Martyt dhe martinoviçëve të tjerë. Kur Kosova ka mundur t’i bëjë ballë një regjimi të egër barbar serb, edhe këto akuza të këtij raporti të Dick Marty-t ditën e martë në Strasburg do t’i kalojë. Dhe krejt për fund do të thoshim se raporti i Dick Marty kishte edhe një anë pozitive shumë të madhe që as Anton Ceta s’mundi të na bënte, për pajtim dhe bashkim kombëtar. Pra shqiptarët duhet ta falënderojnë Marty-n e së martës, sepse gjatë epokës së Milloshevçit shqiptarët ishin unikë, dhe tani pas lufte po ashtu me rastin e daljes në sipërfaqe të raportit për "trafik organesh" për Kosovën, shqiptarët madje edhe mediat sërish janë unikë dhe bashkohen. Por kësaj radhe nga senatori zviceran Dick Marty...

Era85 26.01.2011 0 903
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
26.01.2011 (vor 5080 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)