Beitragsansicht

Europë, borë, ngricë dhe kaos total në transport 19/12/2010

Sipas shumë specialistëve të motit, ky mund të jetë dimri më i ashpër në shumë vende të Europës që nga momenti i vendosjes së matjes së temperaturave. Për më tepër, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të regjistruara këto ditë në të gjithë kontinentin, pritet që për Krishtlindje dhe për fundvit situata të jetë edhe më e vështirë.

Bora e madhe dhe stuhitë e dëborës, në radhë të parë kanë sjellë probleme të mëdha në bllokimin e komunikacionit, të rrugëve tokësore, detare dhe atyre ajrore. Si pasojë, edhe udhëtarët që do të lëvizin për Krishtlindje duhet të mendohen mirë për lëvizjet që do të bëjnë, sepse mund të qëllojë që të ndalen për një kohë të gjatë nëpër aeroporte, dhe në vend që të festojnë, do të duhet që të qëndrojnë në një vend.

Dy aeroportet kryesore të Londrës kanë ndërprerë dje pjesën më të madhe të fluturimeve dhe nuk dihet se kur do të rifillojnë sërish. Rrugët, hekurudhat, aeroportet janë të zëna në të gjithë pjesën e Europës veriore. Ndërkaq, regjistrohen në mënyrë të vazhdueshme reshje të dendura dëbore.

Si pasojë, thuajse të mbyllura ose me fluturime të vonuara janë të gjitha aeroportet në Francë, Itali, Gjermani, Holandë. Në shumë metropole të Europës, bora, javën që vjen do të kapë lartësinë e 25 centimetrave. Qindra automjete u bllokuan gjatë natës në autostrada në veri-perëndim të Anglisë. Një situatë e ngjashme ishte të shtunën edhe në veri të Italisë, ku shoferët hynë në autostrada të bllokuara nga bora, për shkak të mosnjoftimit në kohë nga sinjalistika rrugore. Politikanët gjermanë kanë kërkuar që shoferët të detyrohen të përdorin zinxhirë për gomat e kamionëve, sepse bllokimi i tyre e shton kaosin në rrugët e vendit.

Një situatë e tillë ndodh çdo vit, kryesisht në vendet në veri të Europës, por sipas parashikimeve, këtë vit do të jetë më e rëndë, dhe si pasojë edhe vonesat, dhe ndalesat e vështirësitë që do të shkaktojnë do të jenë më të mëdha. Ndërkohë, janë shënuar edhe viktimat e para nga të ftohtët dhe nga përplasja e automjeteve për shkak të ecjeve të pakujdesshme në rrugët dhe autostradat me ngrica. Deri më tani, numrin më të madh të viktimave e ka Polonia, ku janë regjistruar dhjetëra të pastrehë të vdekur për shkak të temperaturave, që në zona të caktuara të vendit kanë kapur edhe shifrën minus 30 gradë. Problem kanë qenë edhe autostradat, që për shkak të akullit janë shndërruar në rrugë shumë të rrezikshme për shoferët e makinave.

Era85 19.12.2010 0 798
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)