Beitragsansicht

Faktet që bezdisin SHBA-të 01/12/2010

Por nje prej tyre, nje shkembim informacioni mes zyrtareve amerikane dhe atyre gjermane zbulon nje realitet te trishte mbi vargun e gjate te genjeshtrave te administrates Bush sa i takon ceshtjes se tortures dhe sesi presidenti Barak Obama mbeti i mberthyer ne gracken e nje trashegimie te tille.

Nga dokumentet e perfunduara online, rezulton se Departamenti Amerikan i Shtetit e paralajmeroi ne 2007-ten Gjermanine se nxjerrja e mandat-arresteve per oficeret e CIA-s te perfshire ne rrebimin e shtetasit gjerman Khalid el Masri, te burgosur per muaj te tere ne Afganistan e sipas fjaleve te tij, edhe te torturuar, do te kishte ndikim shume te keq ne marredheniet mes dy vendeve.

Madje, si per te shtuar presionin, Berlinit iu kujtua rasti i Italise nje vit perpara kesaj, qe kishte gjykuar agjente te CIA-s per rrembimin e Abu Omarit ne Milano, nje gjest qe pati pasoja negative per marredheniet dypaleshe. Sipas mesazheve, vetem disa muaj pas kalvarit te tij, Agjensia Qendrore e Inteligjences kuptoi se kishte kapur njeriun e gabuar dhe keshtu majin e 2004-tes e hodhen ne nje rruge te shkrete ne Shqiperi, ku rojet shqiptare, sic thuhet ne leter-kembime, e gjeten dhe e moren me vete per ta derguar me ne fund ne shtepi. nej vit me vone, ai hodhi ne gjyq administraten amerikane, qe zyrtarisht, nuk e ka pranuar kurre te kete pasur dijeni per kete rast apo per ate te egjiptjanit Abu Omar.

Informacione te sikletshme dolen ne drite edhe per guantanamon. Keshtu vitin qe shkoi, mbreti Abdullah i Arabise Saudite mesohet te kete propozuar nje menyre aspak ortodokse per te kontrolluar te burgosurit e kthyer nga kampi i Kubes ne nje vend kaotik sic eshte Jemeni, se mos ndoshta vendosin te behen pjese e ndonje grupi terrorist. Mbreti i tha nje zyrtari te Shtepise se Bardhe se te gjithe te ndaluarve qe lihen te lire duhet t'u vendoset nje chip elektronik, per te gjurmuar kesisoj cdo levizje te tij, ashtu sic behet ne fund te fundit me kuajt apo fajkonjte. Zyrtari amerikan eshte pergjigjur shkurt: kuajt nuk kane avokate te zote.

Ne kapitullin e Guantanamos permendet edhe Shqiperia, e pershkruar si nje aleate e etur te ndihmoje pa kerkuar gje ne kembim. Pasi pranoi 5 ujgure ne 2006-ten, kryeministri shqiptar ofroi ne 2009-ten te risistemonte tre nga 6 te burgosurit qe nuk vinin nga Kina. Dipplomatet amerikane e pershkruan oferten e tij si bujare, por ndoshta ca ekstravagante. Si gjithmone, shqiptaret jane te gatshem te bejne c'eshte e mundur vetem per te asistuar ne nje prej prioriteteve kyce te politikes tone te jashtme, thuhet ne nje nga keto mesazhe

Era85 01.12.2010 0 883
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)