Beitragsansicht

Flash memoria më e hollë në botë

Shkencëtarët nga Infineon Technologies krijuan qelizen më të vogël për flash memorie. Madhësia e qelizës së re është 20 nanometra. Kjo do të lejon zhvillimin e pajisjeve ruajtëse flash me kapacitet prej 320 Gbit. Mendohej që ndërtimi i qelizave me këto përmasa është i pamundur por shkencëtarët e Infineon zgjodhen problemet duke ndërtuar në strukturë tre dimensionale të përbër nga një fletë për transistor e cila shërben si zemra e qelizës. Kjo strukturë përmirëson kontrollën elektrostatike dhe largon shumë efekte të padëshiruara. Pajisja e Infineon quhet FinFET (Fin Field Effect Transistor). FinFET ruan elektronet në shtresën e Nitridit të izoluar që është e vendosur mes fletës së Silikonit dhe derës elektrode. FinFET ka karakteristika më të mira elektronike se qelizat e sotme 90 nanometrike. Për të ruajtur një bit qelizat e sotme kanë nevojë për 1,000 elektrone ndërsa qeliza e Infineon ka nevojë për vetëm 100 elektrone.

A_b_i 11.09.2010 0 1999
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
A_b_i
Esperienca është Mësuesi më i veshtire , Në fillim të bën provimin , Pastaj të shpjegon mësimin..
11.09.2010 (vor 5216 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Lajme Shqip (7 beiträge)
Sport (1 beiträge)
Tech News (4 beiträge)
Tema shoqerore (10 beiträge)