Beitragsansicht

Gërdeci, tre vjet më pas

Por një gjë ka mbetur për ta njësoj që nga ora 12 e 15 minuta kur ndodhi shpërthimi i tmerrshëm i tre viteve më parë. Dhimbja për të ikurit është e njëjtë.

Gjatë këtyre viteve ka patur prej tyre që nuk e kanë përballuar dot traumën e dhimbjen për njerëzit e zemrës që humbën në Gërdec.

Bashkëshorti i Tushe Osmanit, i dha fund jetës plot një vit pas tragjedisë së Gërdecit, aty ku atij i vdiq e bija 19 vjeçe, Resmije Kranja.

Kranja ishte 19 vjeçe kur mbeti e vrarë në Gërdec. Ajo ishte punëtore në fabrikën e demontimit dhe la pas një vajzë vetëm tre muajshe e cila tashmë ka mbushur tre vjeçe.

“E vrau shteti dhe shteti duhet të mbajë përgjegjësi për viktimat”, është shprehur Tushe Osmani.

Mes kërkesës për drejtësi familjarët e viktimave kërkojnë që shteti mos t’i harrojë, sikurse një grua e cila ka humbur të shoqin e sot i duhet t’i rrisë e vetme fëmijët pa asnjë mbështetje ose të paktën një asistencë.

“Drejtësia do të vihet me çdo kusht dhe ne nuk do të rreshtim duke e kërkuar atë”, thotë Selvie Hamolli.

“Domosdo që kërkoj drejtësi se s’ka se si të jetoj ndryshe”, shprehet një vajzë që ka humbur të atin.

Era85 15.03.2011 0 1154
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)