Beitragsansicht

Gjykata Administrative, Berisha: Votojmë ndryshimet

Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën që të sjellë në kuvend ndryshimet e saj mbi ligjin për Gjykatat Administrative dhe maxhoranca shprehet e gatshme për t'i votuar ato.

"Ligji është ndërtuar me ekspertizën e USAID dhe cdo lloj modifikimi që opozita do të kërkonte ne do ta votojmë. Këtë mesazh i kam përcjellë vazhdimit kryetarit socialist Edi Rama", tha Berisha.

Shefi i qeverise pranoi vërejtjet e bëra nga misioni EURALIUS mbi këtë draft dhe maxhoranca i ka pranuar duke kërkuar ndryshimin e tyre.

Por Berisha ngriti shqetësimin e mosvotimit të ligjit për Gjykatat Administrative dhe sipas tij shkak është se kryebashkiaku Edi Rama nuk do që dora e rëndë mbi biznesit të pengohet nga ligji, duke qenë se mbi 80 përqind e biznesit shqiptar është në varësi të pushtetit vendor.

Shefi i qeverisë theksoi se maxhoranca është e hapur për negociata me opozitën duke shprehur gatishmërinë për ngritjen e komisionit hetimor.

"Ne duam të japim garanci maksimale për procesin zgjedhor. Le të ngremë Komisionin Hetimor dhe të nisim me hetimin e materialeve zgjedhore. Janë 10 cështje që duan disa muaj punë dhe ne jemi gati t'i shqyrtojmë një nga një. Ju zotërinj te opozites drejtojuni Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për t'ju drejtuar Komisionit te Venecias, ose drejtojuni direkt Gjykatës së Strasburgut. Nuk mund t'i japim ultimatume dhe afate Gjykatës Kushtetuese, por duhet t'i japim të gjithë kohën e duhur gjyqësorit për të vendosur", tha Berisha.

Deklarata e Berishës u dha në seancën plenare të kuvendit, pasi opozita e kishte braktisur sallën.

Era85 30.09.2010 0 960
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
30.09.2010 (vor 5197 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)