Beitragsansicht

Glenny: Dëmtohet SHBA dhe Europa 15/12/2010

Sipas Glenny, megjithese Këshilli i Evropës nuk ka ndonje ndikim te madh mbi qeveritë, raporti ne kete rast dëmton imazhin e vetë Shteteve te Bashkuara dhe Evropës, sepse nenkupton qe ato kane mbyllur syte perpara krimeve dhe i kane lejuar te ndodhin.

“Akuzat qe permban ky raport jane teper te renda”, thote Glenny. Kemi lidhje me krimin e organizuar, trafikim armësh e kështu me radhë. Por ato cenojne edhe vete figuren e Amerikes dhe aleateve te saj ne kontinentin e vjeter qe perkrahen UCK-ne. Çështja e serbëve të kapur nga Ushtria Clirimtare e Kosoves fillimisht u ngrit në librin e ish-kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte, ndonëse ajo nuk e çoi në Gjykatën e Hagës.

Sipas Del Pontes, ka pasur mjekë dhe persona të tjerë të cilët kanë paguar për të blerë organe nga shtetas të vendeve të varfëra. Më pas, këto organe, p.sh veshka u janë shitur klientëve të pasur në Amerikë apo Izrael.

Kombet e Bashkuara e konsiderojnë këtë si një ndër format më të ashpra të krimit të organizuar dhe kjo do te kete pasoja te renda sipas gazetarit britanik, autor i librit "McMafia", që trajton temën e krimit të organizuar në Ballkan. Raporti nuk eshte shume specifik se per cfare periudhe behet fjale, rastet e permendura aty jane nga viti 1999 e ketej. Akuzat e ngritura sidoqofte inkriminojne Hashim Thacin, ndersa lene te kuptohet se ndërkombëtarët ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, por përsëri e përkrahën që të bëhej kryeministër.

Era85 15.12.2010 0 976
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)