Athinë – Takimi i kryeministrit grek Lukas Papadhimos me përfaqësuesit e “treshes” për borxhin grek, i cili filloi mbrëmë, përfundoi pa rezultat përfundimtar.
Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos deklaroi se pas çështjes kryesore kontestuese – uljen e pensioneve, ende nuk është arritur kompromis. Për çështjen e njëjtë nuk është arritur kompromis edhe mes liderëve të partive në Qeverinë e Papdhimosit, të cilët kanë biseduar tetë orë.
Zëdhënësi i socialistëve Panos Beglitis sqaroi se partitë janë dakorduar rreth kërkesës për ulje për 22 për qind të bruto rrogës rminimale prej 751 eurove në 586 euro, ndërsa rroga minimale mujore e njerëzve nën 25 vjeç do të ulet për 30 për qind në 527 euro.
Venizelos herët në mëngjes u nis për në Bruksel ku sot do të marrë pjesë në takimin e Eurogrupit. Ai theksoi se deri në fund të takimit duhet të arrihet marrëveshje me “treshen”.