Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të takohet me kryeministrin grek Jorgos Papandreu.Takimi, që do të mbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit Evropian, është caktuar për në orën 15:30.
Kryeministri Gruevski në konferencën e djeshme të përbashkët për shtyp me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso tha se nuk e përjashton takimin me Papandreun në Bruksel, duke i pasur parasysh paralajmërimet e këtilla nga Ministria greke e Punëve të Jashtme.
Ky do të jetë takimi i shtatë tet-a-tet i dy kryeministrave pas ardhjes së Papandreut në krye të Qeverisë së Greqisë. Angazhimet e deritanishme për përmirësimin e relacioneve bilaterale, nuk sollën avancim në zgjidhjen e çështjes për emrin.
Gruevski në deklaratën për mediat para disa ditëve theksoi se pret që takimet me kolegun e tij grek në të ardhmen të jenë më qenësore.
"Me kryeministrin grek Papandreu deri më tani kam pasur gjashtë takime, ndërsa në mënyrë plotësuese edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka pasur një. Shpresoj se takimet e ardhshme do të jenë më qenësore dhe nuk do të jenë vetëm formale", deklaroi kryeministri Gruevski.
Shefi i Qeverisë së Maqedonisë sot në Brukserë duhet të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen e Zyrës së BNJVL-së dhe Qytetit të Shkupit.