Hamarberg u shpreh se ka mirëpritur deklaratat e disa grupimeve politike për pavarësinë e organit të akuzës, por nga krahu tjetër, tha ai, me keqardhje janë vërejtur edhe akuza të forta ndaj këtij institucioni.
Komisioneri është shprehur se në Shqipëri ka hasur në një polarizim ekstrem dhe ku dy grupimet kryesore kanë dhënë përshkrime të ndryshme për atë që ka ndodhur realisht më 21 janar.
Hamerberg kërkoi shmangien e ndërhyrjeve politike, ku përfshihet edhe policia, në hetimin që po kryhet nga autoritetet përkatëse dhe kërkoi bashkëpunim me prokurorinë për zbardhjen e saj.
Gjatë vizitës së tij, komisioneri u takua me presidentin Topi, kryeminsistrin Berisha, prokuroren e përgjithshme, me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe krerë të tjerë të institucioneve në Shqipëri.