Beitragsansicht

Institucionet financiare ndërhyjnë në tregje për dobësimin e jenit

Për herë të parë në këto gjashtë vitet e fundit

Japonia ka ndërhyrë në tregjet monetare për të parën herë që prej 6 vjetësh, me qëllim që të dobësojë vlerën e jenit kundrejt dollarit. Banka Qendrore e Japonisë ndërhyri pak pas hapjes së bursës, duke shitur jen dhe blerë dollarë. Ministri i Financave, Yoshihiko Noda, tha se Japonia ishte duke monitoruar nga afër ecurinë e monedhës dhe do të ndërmerrte veprime të vendosura, përfshirë edhe ndërhyrjen. Vlerësimi i jenit shënoi përparim të vazhdueshëm që prej ditës së martë. "Kjo gjë po shpejton deflacionin në ekonominë japoneze, që do të thotë se ende jemi në kohë të vështira. Qeveria nuk mund ta injorojë situatën aktuale, sepse kjo gjë ndikon negativisht në stabilitetin financiar dhe ekonomik", tha ministri. "Ne kemi ndërhyrë në tregun e jashtëm të këmbimit për të mbajtur në kontroll luhatjet e tepruara të vlerave të këmbimit. Do të vazhdojmë të mbikëqyrim tendencat e tregjeve të këmbimit dhe do të marrim masa, ku përfshihet edhe ndërhyrja nëse do të jetë e nevojshme", tha zoti Noda.

Era85 16.09.2010 0 964
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
16.09.2010 (vor 5212 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)