Beitragsansicht

Integrimi i Maqedonisë Ali Ahmeti shqetësim për çështjen e emrit
 
Integrimi i Maqedonisë Ali Ahmeti shqetësim për çështjen e emritBRUKSEL - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni, shprehu dje shqetësim për ngadalësinë e integrimit të Maqedonisë. Ajo që është thënë është se zgjidhja e emrit me Greqinë, është kusht që Maqedonia të përparojë në këtë rrugë. Por, edhe përkundër këtyre mesazheve të përsëritura, zyrtarët maqedonas në Shkup, nuk shprehen të gatshëm të bëjnë kompromis me Greqinë. Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi thotë se "është përpjekje serioze dhe mbase më seriozja deri më tani për të bërë përpjekjen e fundit për t'i lëvizur gjërat përpara sa i përket proceseve euro-integruese për Maqedoninë. Vizita e delegacionit të BDI-së në Bruksel vjen në kohën kur dy ministra maqedonas të qeverisë, thuajse të sinkronizuar, dhanë idenë se do të kërkojnë që vendi të vazhdojë rrugën e integrimeve me emrin e tanishëm Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë. Këtë e thanë në Uashington ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski gjatë takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, por edhe ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski gjatë një takimi me homologun e tij gjerman, Gido Vestervele. Vëzhguesit thonë se qëndrimet të tilla janë kthim prapa për Maqedoninë, pasi edhe BE-ja edhe NATO kanë thënë qartë se pa arritur kompromisin me Greqinë, Maqedonia nuk mund të shkojë përpara, pasi në të dy organizatat, vendimet për anëtarët e rinj merrem me konsensus. Vizita e Ali Ahmetit në Bruksel zhvillohet thuajse një muaj para raportit të BE-së për përparimin e Maqedonisë dhe para samitit të NATO-s, kur Maqedonia do të duhet të kishte bërë përparime në negociatat për emrin me Greqinë. Pas deklaratave të ministrave maqedonas, integrimet duken të largëta.
Era85 08.10.2010 0 1084
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
08.10.2010 (vor 5190 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)