Objektet, të cilat u hodhën nga protestuesit që kundërshtojnë luftrat, nuk e goditën zotin Blair.
Aktivistët janë përleshur me policinë irlandeze pasi kanë tentuar të rrëzojnë një barrierë sigurie jashtë dyqanit të librave në “O’Connell Street”.
Mbi 300 persona kishin zënë radhë që prej mëngjesit për të marrë një firmë nga ish-kryeministri.
Aktualisht në Dublin ka një prani të theksuar të forcave të policisë dhe rruga “O’Connell Street” është mbyllur për trafikun.
Blair në librin me kujtimet e tij flet për eksperiencën në Downing Street, luftën në Irak, sulmet e 11 shtatorit dhe vdekjen e princeshës Diana.