Beitragsansicht

Ish-drejtori i shërbimit sekret kërkon shpjegime nga Droutsas

Athina zyrtare do të duhet shumë shpejt të japë një përgjigje rreth kërkesave të saj për rinegocimin dhe zgjidhjen e marrëveshjes së shefit kontinental me Shqipërinë, që është quajtur në media si marrëveshja e ujërave. E përmendur së fundmi me rastin e vizitës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme greke, Yannis-Alexios Zepos në Tiranë, ajo pritet që të zbardhet në kuptim të synimeve greke, nga titullarët e diplomacisë së këtij vendi. Shkak për këtë është kërkesa e deputetit të partisë LAOS në Greqi, e cila, përmes deputetit të saj, Joanis Korantis, ka depozituar disa pyetje për ministrin e Jashtëm Dimistris Droutsas. Korantis, një njeri me karrierë specifike në jetën institucionale greke, ku bie në sy detyra e drejtorit të Shërbimeve Sekrete, ka marrë shkas nga deklarimet e Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, për këtë çështje në “Zërin e Amerikës”, e pikërisht në atë pjesë ku ky i fundit sugjeron si një nga zgjidhjet adresimin e çështjes në një Gjykatë Ndërkombëtare. “A është njoftuar zyrtarisht qeveria greke për sa i përket këtij propozimi. Cilat janë qëllimet e qeverisë shqiptare dhe si do të reagohet lidhur me opinionin e shprehur nga Presidenti shqiptar?”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e bërë në datën 27 shtator. Në përputhje me praktikën parlamentare, Droutsas do të duhet të japë shpjegime për këtë gjë, duke iu referuar përmbajtjes së letrës, e cila zgjidh në vetvete edhe disa pikëpyetje që janë bërë të pranishme edhe në mjedisin shqiptar. Kështu, në mungesë të transparencës thuajse të plotë për këtë problem nga ana e institucioneve shqiptare, pala greke duket se do të vihet në lëvizje për të bërë aktuale sërish çështjen e shelfit me Shqipërinë, por edhe rrugët që do të ndiqen. Me këtë rast, paradoksalisht përmbajtja dhe ecuria e diskutimeve me Tiranën zyrtare edhe një herë do të mbërrijë nga Greqia, e cila po e trajton problemin përherë e me më shumë vëmendje. Duke u nisur qoftë edhe nga deklarimet e Presidentit shqiptar, por edhe nga ato që vijnë nga Greqia mund të mendohet se në planin politik të dyja vendet po i afrohen sërish nevojës për t’u ulur në bisedime të reja, të cilat detyrimisht do të zhvillohen mbi premisa të reja. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare lidhur me draftin e parë të marrëveshjes ka bërë nul edhe serinë e koordinatave të negociuara, të cilat do të duhet të rishikohen, tanimë nisur edhe nga zbatimi i metodave të tjera të përcaktimit të shelfit. Kjo pasi shkeljet e konstatuara i bëjnë jehonë edhe faktit të një zbatimi jo oportun të metodës së matjes të bërë në rastin e parë konform Konventës së Detit. Situata e krijuar kërkon për pasojë negocim paraprak politik për të bërë formale dhe në klimë mirëkuptimi caktimin e koordinatave të reja që mandej do të përmbyllnin edhe fazën teknike të kufirit detar ujor dhe të platformës detare mes dy vendeve. Një mundësi për të lexuar pikën se deri ku kanë arritur diskutimet mes dy vendeve e jep edhe kërkesa e Korantis, që prezantohet në këtë debat me kredenciale specifike që nuk kanë të bëjnë vetëm me detyrën e deputetit të Parlamentit grek.

Era85 30.09.2010 0 1226
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
30.09.2010 (vor 5197 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)