Shikime

Itali, bllokohen 2 miliardë dollarë asete mafioze

I përkisnin një biznesmeni sicilian

Autoritetet italiane kanë bllokuar asete me vlerë gati 2 miliardë dollarë, që dyshohet se janë mafioze. Këto asete i përkasin biznesmenit sicilian, Vito Nicastri, i cili akuzohet për lidhje me grupin mafioz famëkeq, “Cosa Nostra”. Në këto asete përfshihen më shumë se 40 kompani, qindra hektarë toke, llogari bankare, jahte luksoze, makina e vila. Hetuesit thanë se në mesin e kompanive të zotit Nicastri janë edhe ato që menaxhojnë turbina të erës dhe fabrika të paneleve diellore. Mafia besohet se është infiltruar në tregun e energjisë së ripërtëritshme që po zhvillohet me shpejtësi.
Ky është një nga operacionet e ndërmarrë prej policisë italiane së fundmi dhe ndërkohë ka plane për ndërmarrjen e operacioneve të tjera për sekuestrimin e aseteve italiane.

Era85 16.09.2010 0 1286
Komente
Radhit pas: 
Për faqe:
 
  • Ende nuk ka komente
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
16.09.2010 (5329 dite me pare)
Më të votuarat
0 votes
Veprimet
Rekomandoj
Kategoritë
Filme (3 postimet)
Lajme Shqip (292 postimet)
Movies (2 postimet)
Ngjarje (1 postimet)
Politics (3 postimet)
Politik (3 postimet)
Tech News (48 postimet)