Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave organizata vepronte kryesisht në qytetin e Komos dhe në zona të tjera në veri të Italisë.
Sipas burimeve, gjithësej u arrestuan 29 persona, si dhe u sekuestruan 56 kilogramë lëndë narkotike.
Hetimet, të cilat nisën pas një sinjalizimi të policisë belge, cuan në zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal, të lidhur me grupe të tjera të mëdha që veprojnë në Belgjikë, Holandë, Zvicër, Slloveni, Shqipëri dhe Itali