Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave bashkëshorti i viktimës, 36-vjecari Francesco Quinci ka pranuar krimin gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje nga karabinierët.
Sipas burimeve, pas rrëfimit të autorit policia ka kërkuar dhe ka gjetur mëngjesin e sotëm trupin e pajetë të 30-vjecares shqiptare. Bashkëshorti vrasës e kishte fshehur atë në një pyll në zonën e Stacemas pasi e kishte vrarë.
Cifti, që kishte edhe dy fëmijë 3 dhe 8 vjec, ishte në prag divorci dhe hetuesit e kishin hedhur menjëherë poshtë mundësinë e një largimi të vullnetshëm të gruas.