IPhone 4 Diamond Rose i krijuar nga Stuart Hughes është realizuar me më shumë se 500 diamantë dhe kushton 5 milionë dollarë. Një cmenduri e vërtetë që bashkon luksin me teknologjinë.
Pulsanti i navigimit është realizuar në platin dhe me diamantë rozë. Objekti është i bukur, i shtrenjtë dhe në botë ka vetëm dy modele të tilla.
Ka shumë mundësi që këto dy modele të nisen drejt Dubait, atje ku jetojnë njerëzit më të pasur të botës.