Beitragsansicht

KQZ vijon sot me 8 kutitë e njësisë 5. Opozita: Protestë të dielën

RANE- Dhjetra milintatë të ardhur dhe nga rrethet dhe deputetët socialistë u vendosen edhe sot para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor. Ndersa protestuan mbi 2 ore perfaqesues te PS deklaruan se janë të vendosur të vazhdojnë të protestojnë dhe te dielen në mbrotje të votës së lirë. Ndersa jashte protestohej KQZ vijoi me mbledhjet per shqyrtimin e ankimimeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor të 8 majit si dhe ne mbremje vone vendosi hapjen e kutive per njesine numer 5 per leximin e votave te kontestuara. Pak para se të niste numërimi i kutive për njësitë numër 5, KQZ kishte numeruar vetëm 90 kuti votimi ku ishin gjetur 443 vota të panumëruara. Nga këto vota u gjetën 20 fletë të pavlefshme. Mësohet se nga fletët e kontestuara 151 vota ishin për Lulzim Bashën, për kandidatin Edi Rama 61 kurse per Hysni Milloshin 2 flete votimi. Nga votat e kontestuara vetem ne 14 kuti te njesise bashkiake nr 5, Basha ka marre 13 vota, Rama 13 vota. 


KQZ NUMERON SOT 8 KUTITE E MBETURA TE NJESISE 5. PS SERISH NE PROTESTE
Ora 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te vijoje sot numerimin e 8 kutive te njesise bashkiake numer 8 te Bashkise se Tiranes. Nderkaq PS ka njoftuar protesten e radhes, sot ne ora 10:00. KQZ dje numeroi 14 kuti nga 22 ne total qe kishte parashikuar, por meqenese numerimi zgjati tej mesnates, komisioneret vendosen qe numerimi i 8 kutive te mbetura te vijoje sot. Nderkaq pritet qe KQZ sot te blindohet serish nga policia per shkak te protestes qe ka njoftuar opozita. Kryekomisioneri Arben Ristani bëri të ditur se sot në orën 10:00 të paradites do të nisë procedura e shqyrtimit të ankimeve dhe më pas do të vijohet me shqyrtimin e fletëve të kontestuara në 8 kutitë e fundit të KZAZ-së 49. Në total Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar prej më se tri ditësh 104 kuti votimi nga pothuajse tetë KZAZ. Nga ky proces KQZ-ja, vetëm me 4 votat e anëtarëve të maxhorancës, Arben Ristani, Klement Zguri, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, ka quajtur si të vlefshme 164 vota pro kandidatit demokrat Lulzim Basha. Ndërkohë që nga ky proces, kandidati i koalicionit opozitar, Edi Rama ka marrë 75 vota pro. Diferenca e kandidatit të koalicionit qeveritar, Basha ndaj atij të opozitës, Rama, është 89 vota. 

KQZ MBYLL MBLEDHJEN PASI HAPET KUTIA E 14 PËR NJËSINË 5
Ora 00:40-Me kutitë e 14 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 104 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë ne total 164 vota në total, Rama 74 vota. Paraditen e se dieles do te numerohen dhe 8 kutite e mbetura nga njesia bashkiake numer 5 e Tiranes. KQZ mbylli mbledhjen ndersa perfaqesues ligjore te PS kontestuan gjate gjtihe kohes hapjen dhe numerimin e fleteve te kontestuara.

KQZ, HAPET KUTIA E 13 PËR NJËSINË 5
Ora 00:25-Me kutitë e 13 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 103 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë ne total 164 vota në total, Rama 73 vota. 

KQZ, HAPET KUTIA E 12 PËR NJËSINË 5
Ora 00:20-Me kutitë e 12 që u hap sot ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 102 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 163 vota në total, Rama 72 vota. 

KQZ, HAPET KUTIA E 11 PËR NJËSINË 5 
Ora 00:15-Me kutitë e 11 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 101 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 162 vota në total, Rama 71 vota. 

KQZ, HAPET KUTIA E 10 PËR NJËSINË 5 
Ora 00:05-Me kutitë e 10 që u hap ne orët e para të mëngjesit të së dielës numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 100 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 158 vota në total, Rama 69 vota. 

KQZ, HAPET KUTIA E 9 PËR NJËSINË 5
Ora 23:50-Me kutitë e 9 që u hap sot në mbrëmje numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 99 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 157 vota në total, Rama 68 vota.

SUBASHI LARGOHET NGA KQZ: JEPNI REZULTATIN PER TIRANEN CDO VEPRIM ESHTE JOLIGJOR
Ora 23:40-Nenkryetarja e KQZ, Deshira Subashi ka komentuar pergjate numerimit te kutive per njesine nr 5 se keto veprime nuk jane ligjore. Subashi kerkoi te llogaritet shumatorja e tabelave permbledhese per rezultatin e Tiranes dhe te nderpritet procedura e leximit te fleteve te kontestuara. Sipas saj cdo veprim qe po kryen KQZ cenon rezultatin per Tiranen. Pas deklarates, Subashi eshte larguar nga mbledhja e KQZ.

KQZ, HAPET KUTIA E 8 PËR NJËSINË 5
Ora 23:20-Me kutitë e 8 që u hap sot në mbrëmje numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 98 kuti. Me hapjen e kësaj kutie, Basha ka marrë 156 vota në total, Rama 64. 

KQZ, HAPET KUTIA E 7 PËR NJËSINË 5 
Ora 23:00-Me kutitë e 7 që u hap sot në mbrëmje numri në total i kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 97 kuti. Basha ka marrë 155 vota, Rama 64. 

KQZ, HAPET KUTIA E 6 PËR NJËSINË 5 
Ora 22:55-Me kutitë e 6 që u hap sot në mbrëmje numri në total I kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 96 kuti. Basha ka marrë 154 vota, Rama 64. Komisionere socialiste gjate gjithe kohes qe numerohen votat kane kontestuar kete numerim.

KQZ, HAPET KUTIA E 5 PËR NJËSINË 5
Ora 22:30-Me kutitë e pestë që u hap sot në mbrëmje numri në total I kutive për fletë të kontestuara në Tiranë arriti në 95 kuti. Basha ka marrë 153 vota, Rama 64 vota. Ndërkohë priten të hapen dhe 17 kuti dhe parashikohet që numërimi të zgjasë deri në mesnatë 

KQZ, HAPET KUTIA E KATËRT PËR NJËSINË 5
Ora 22:20-Hapet kutia e katërt për njësinë bashkiake nr 5 në Tiranë. Në total numri i kutive të hapura shkon 94 ku Basha ka 152 vota, Rama 64. Ndërkohë priten të hapen dhe 18 kuti dhe parashikohet që numërimi të zgjasë deri në mesnatë

KQZ, HAPET KUTIA E TRETË PËR NJËSINË 5, PRITEN DHE 19 KUTI
Ora 22:00-Hapet kutia e tretë për njësinë bashkiake numër 5, duke cuar kështu numrin e kutive në total në 93. deri tani Basha kryeson me 151 vota Rama me 64 nga fletët e kontestuara të gjetura në kuti. 
Ndërkohë priten të hapen dhe 19 kuti dhe parashikohet që numërimi të zgjasë deri në mesnatë. 

KQZ, HAPET KUTIA E DYTË PËR NJËSINË 5 
Ora 21:45-Vijon në KQZ hapja e kutive për njësinë numër 5. Aktualisht është hapur kutia e dytë ku u gjet një fletë e kontestuar. Rezultati 92 kuti të hapura në total , Basha 151, Rama 63 vota. 

KQZ NIS MBLEDHJA, HAPET KUTIA E PARË E NJËSISË NUMËR 5
Ora 21:00-Me hapjen e kutisë së parë për njësinë numër 5 për fletë të kontestuara, numri gjithsej i kutive të hapura arrin në 91. Deri tani Basha 151 vota, Rama 62. 

PS MBYLLET PROTESTA E SOTME, DOKLE: NESER SERISH KETU
Ora 20:20-Eshte mbyllur ne kete ore protesta e opozites, ndersa deputeti Dokle beri thirrje tubimin e radhes neser ne ora 10:00 te paradites.
“Sali Berisha me një grup trima i iku gozhda i mbeti vrima. Gozha është Ristani. Që vrima të jetë më e madhe, nesër këtu në ora 10:00”, bëri thirrje deputeti Namik Dokle.
Dokle akuzoi Berishës se është një Llukashenko, Hugo Chaves që nuk ngurron të vrasë popullin e tij. Sipas tij, veprimi më i fundti me fletët e kontestuara ka një arsye të fortë, humbjen në tërë vendin. 
“Berisha humbi, Durrësin, Sarandën, Korcën, Elbasanin por u betua së bashku me grupin e kriminelëve se do ja presim kokën fituesit në Tiranë. Por nuk mundet Sali Berisha, asush se prek votën e popullit”. 

PS: BETEJA JONË E DREJTË. BERISHËS I JANË VESHUR SYTË NGA KRIMET
Ora 19:45-Deputete te PS kane mbajtur fjalime sot para protestuesve. Ata jane shprehur se kjo eshte nje beteje e drejte.
Eglantina Gjermeni: “Sot një javë më parë të gjithë e ndoqën, numërimin në shkollën “Vasil Shanto” që nxori fitues Edi Ramën. Falënderoj nga shpirti të gjithë qytetarët e Tiranës. U jemi mirënjohës për votën tuaj. Garantojmë se do jemi bashkë me ju në betejën për votën. Falënderim të veçantë për mediat, që bënë të mundur transparencën e çdo numërimi.” 

Ermonela Felaj: “Sa qesharakë janë bërë në sytë e të gjithëve. U bënë qesharakë kur futën fletë votimi me kode të qendrave të tjera të votimit. U vërtetua thënia: “Çdo kohë ka maskarenjtë e vet.” Ata që po kryejnë këtë krim elektoral janë maskarenjtë e kësaj kohe. C’duhet kjo polici e kequrdhëruar këtu, për të mbrojtur ata 4 anëtarë të KQZ-së?! Turp për ata drejtues të policisë që i kamë armatosur këta punonjës të policisë deri në dhëmbë, kundër kujt? Kundër shqiptarëve.” 

Ilir Beqja: “Kjo është betejë midis dy qytetërimeve. Ne jemi e ardhmja ata janë e shkuara. Falënderoj të gjithë ata që e përzunë Saliun nga gjithë bregdeti i Shqipërisë, sepse nuk duan as tece me qymur, dhe as që familja e tij të pasurohet me pronat e shqiptarëve. Kjo është një betejë për punësim. Kjo është betejë e çdo njeriu që nuk pranon të dhunohet sa herë ka votime nga pushteti i radhës i Saliut. Kjo është një betejë për dinjitetin tonë. Saliu nuk sheh më, ndaj thotë njerëzit nuk dallojnë ngjyrat. Saliut ia kanë zënë sytë krimi e vjedhja. Kriminelët me uniforma policie Shpëtim e Urim Markun i rrahën dhe vetëm që mos vdisnin i çuan në spital. Ne sot jemi bashkë me vëllezërit Marku. Kjo është një betejë për t’u ndarë njëherë e mirë nga vjedhja e votës dhe nga vjedhja që pushteti i bën çdo ditë pasurisë së çdo shqiptari”. 

Beqja gjithashtu falenderoi zgjedhësit që votuan pro të majtës në zgjedhjet vendore. “Përshëndes ata që përzunë Berishën nga gjithë bregdeti i Shqipërisë, nga Kavaja, nga Velipoja, Ksamili”.

Era85 22.05.2011 0 1077
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)