Mediat lokale raportojnë se predhat kanë rënë mbi një ishull të Jugut dhe për pasojë disa shtëpi kanë marrë flakë dhe disa ushtarë janë plagosur.
Pas sulmit, Koreja e Jugut ka ngritur në nivelin maksimal gjëndjen e gatishmwrisë, ka bërë të ditur Ministria lokale e Mbrojtjes.
Ndërkohë, liderët kryesorë të vendit janë takuar në një bunker nën tokë në Seul për të diskutuar mbi incidentin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Pas saj, presidenti Lee Myung Bak ka deklaruar se po përpiqet që të parandalojë përshkallëzimin e situatës pas sulmit.
“Por nëse provokimet do të vazhdojnë, atëherë përgjigjia e Seulit do të jetë më e fortë”, ka deklaruar Myung Bak.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut njoftoi se zotëron një impiant modern për pasurimin e uraniumit.