Sipas mediave kosovare, të cilat i referohen burimeve pranë PDK-së, Hashim Thaci i ka ofruar AAK-së nga pesë deri në 7 poste ministrore, si dhe një post zëvendëskryeministri.
“Kryeministri është treguar shumë fleksibël. Ai ka qenë i gatshëm që të ofrojë për AAK-në nga pesë deri në shtatë poste ministrore, plus një post si zëvendëskryeministër”, kanë deklaruar burimet.
Ndërkohë, përgjigjia e AAK-së ndaj kësaj oferte pritet të publikohet në ditët e ardhshme. Në ditët e fundit, përfaqësues të saj kanë zhvilluar bisedime me kryetarin Ramush Haradinaj në burgun e Hagës