Beitragsansicht

Kosovë, “lufta” e kryeministrave 01/12/2010

Këtë fakt e tregon edhe nxitimi i tyre për t’i kandiduar figurat qendrore të partisë për të udhëhequr ekzekutivin e ardhshëm të vendit. PDK-ja kandidoi kështu ditë më parë Hashim Thacin,  ndërsa në Ldk edhe pse s’ka një kandidature përfundimtare, Sekretari i Përgjithshëm i saj thotë se është e nënkuptueshme që kandidat për kryeministër të jetë Isa Mustafa.

Në AAK ka kohë që e quajnë Ramush Haradinajn kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Dhe nga AKR po ashtu për herë të parë kandidate për kryeministre është një politikane femër, Mimoza Kusari Lila.

Për analistët janë të pakuptueshëm kandidatura të tilla, sidomos për disa parti që sipas Halil Matoshit rrezikojnë të mos e kalojnë as pragun elektoral. Sipas zotit Matoshi dy kandidaturat objektive në këtë fushatë dhe që do të zhvillojnë edhe garën reale, janë ajo e Hashim Thacit nga PDK dhe e Isa Mustafës nga LDK.

Duke e vlerësuar si një kopje të zbehtë që po u bëhet shteteve perëndimore, analisti Imer Mushkolaj kërkon nga partitë politike që fillimisht të publikojnë programin qeverisës. Mushkolaj tha se bërja publike e emrave të kryeministrit të mundshëm pas zgjedhjeve është gjë e mirë, por partitë duhet të bëjnë fushatë mbi bazën e programeve dhe jo të emrave.

Subjekte të tjera politike  të kontaktuar nga Top Channel thanë se është e nënkuptueshme se varësisht se nga rezultati i zgjedhjeve kandidati për kryeministër është bartësi i listës zgjedhore.

Era85 01.12.2010 0 925
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)