Beitragsansicht

Kosova, Topi e Berisha në Unison

Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, këto kohët e fundit kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme për disa cështje të brendshme në vend, por kur flitet për marrëdheniet me Kinën, Topi dhe Berisha flasin me të njëjtën gjuhë.

Me delegacionin e Partise Komuniste Kineze, si Presidenti Topi ashtu edhe kryeministri Berisha, ndane te njejten pikëpamje se konsolidimi i marredhenieve mes dy vendeve,  vecanerisht atyre ekonomike, shkon ne interesin me te mire te Shqiperine. Vetem ne 6 mujorin e pare te ketij viti treguesit e eksporteve me Kinen jane rritur 600 % krahasuar me vitin e kaluar dhe Shiperia eshte ofruar e gatshme te prese investitore kineze ne fushen e energjitikes, turizmit dhe parqeve industriale.

Si presidenti Bamir Topi, i cili do te zhvilloje ne shtator nje vizite ne Kine, edhe kryeministri Berisha kane shfrytezuar takimet me delegacionin e kinez per te mgritur ceshtjen e njohjes se shtetit te Kosoves. Autoritetet shqiptare kane vleresuar se Kina, e cila ende nuk e ka njohur Kosoven, si nje nga 5 anetaret e perhershem te Keshillit te Sigurimit ne Kombet e Bashkuara, mund te luaje nje rol konstruktiv dhe percaktues ne te ardhmen.

Pozicioni i Shqiperise eshte se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise beri te qarte se shpallja e pavaresise se Kosoves ishte ne perputhje te plote me te drejten nderkombetare dhe rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit dhe se rasti i saj eshte unik.

Me kete qendrim, duke theksuar se njohja e Kosoves i sherben paqes dhe stabilitetit ne rajon, Presidenti dhe kryeministri i Shqiperise do te shkojne pas dy javesh ne New York, ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te bashkuara, ku ne rendin e dites, nje nga pikat me te nxehta eshte rezoluta serbe per Kosoven.  

Era85 30.08.2010 0 1235
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)