Beitragsansicht

Kosova i ofron një pritje madhështore sekretares së Shtetit të SHBA

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka dhënë garanci se çështja e statusit të Kosovës kurrë më nuk do të vihet në tryezë diskutimi. Gjatë vizitës në Prishtinë, në ndalesën e fundit të një turi ballkanik, që e çoi më parë në Sarajevë dhe në Beograd, kjo zyrtare e lartë amerikane ka thënë se edhe në Serbi ka bërë të qartë se temat e dialogut midis Prishtinës e Beogradit do të jenë të karakterit ndërshtetëror. Ajo ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të jenë të përfshira në përcaktimin e axhendës së dialogut. “Siç i kam thënë Kryeministrit Thaçi dhe Presidentit Tadiç dje, disa çështje, siç është statusi, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, nuk do të diskutohen. Mirëpo, liderët e të dyja vendeve duhet t’i qasen dialogut në drejtim të mirë dhe duke respektuar shqetësimet e njëri-tjetrit”, ka thënë sekretarja Clinton, në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Hashim Thaçi. “Këto bisedime paraqesin një mundësi për të adresuar nevojat e menjëhershme dhe praktike për të bërë përparim drejt objektivave reciprokisht të dobishme”. Ajo ka adresuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe Kosovën që të ulen në tryezën e dialogut me një plan dhe që të bëjnë punën themelore për një raport pozitiv afatgjatë. Ajo ka theksuar se shumë vende në Europë, përfshirë rastin Francë-Gjermani, kanë pasur konflikte midis tyre, por tash kanë bashkëpunim të mirë. Të njëjtën gjë e do edhe nga Kosova e Serbia. Sekretarja amerikane e Shtetit ka thënë se SHBA-së do të luajnë një rol mbështetës në procesin e dialogimit dhe ka shtruar nevojën që ky proces të mos jetë shumë i gjatë. Ajo ka thënë se dialogu duhet të jetë i përqendruar dhe të japë rezultate. Në anën tjetër, Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se Kosova është e gatshme t’i futet këtij procesi. Kjo, ngase ka thënë ta ketë të qartë se bashkëpunimi rajonal për Kosovën dhe për të gjitha vendet e rajonit është parakusht për integrime europiane. “Kosova gjithmonë ka pasur vullnet të ndërtojë raporte bashkëpunimi me të gjithë fqinjët. Ne kemi ndërtuar raporte për të cilat jemi krenarë dhe shumë të përgjegjshëm me Malin e Zi, Shqipërinë, me Maqedoninë dhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit. Ne kemi shprehur gatishmërinë dhe vullnetin tonë që të ndërtojmë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, me sovranitet dhe integritet territorial të pacenueshëm dhe me vizion të përbashkët për t’u integruar në NATO dhe në BE”, ka theksuar Kryeministri Thaçi. Kreu i qeverisë ka deklaruar se Kosova ka treguar vullnet për dialog për çështje praktike me Serbinë si dy shtete dhe në nivel të barabartë. Sipas tij, dialogu është i interesit të dy vendeve dhe popujve. Pas takimeve me liderët shtetërorë ka qenë Graçanica ajo që ka pritur sekretaren amerikane të Shtetit, Bill Clinton. Në takimin e zhvilluar me kryetarët e komunave serbe në Kosovë, Clinton ka folur për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për funksionalizimin e komunave me shumicë serbe. Ajo gjithashtu ka përmendur edhe procesin e decentralizimit, për të cilën ka thënë se ‘e di që ka qenë proces i vështirë”. Sekretarja amerikane e Shtetit i ka siguruar nikoqirët se ndihma e SHBA-së për zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit serb, por edhe të gjithë Kosovës si një shoqëri multietnike do të vazhdoj. Clinton është takuar edhe me kryepeshkopin e Manastirit të Graçanicës, Vladika Teodosije.

Gjatë rrugës nga Aeroporti për në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është ndalur te shtatorja që i është ngritur ish-presidentit Bill Clinton në kryeqytet dhe më pastaj ka biseduar me pronarët e dyqanit “Hillary”, fare afër shtatores, emëruar për nder të saj.

Era85 14.10.2010 0 859
Kommentare
Sortiere nach: 
Per Seite:
 
  • Bis jetzt noch keine Kommentare vorhanden
Post info
Era85
Mos qaj nese dikush te ka lenduar......por qesh se ke hequr qafe dike qe s'te ka vleresuar....
14.10.2010 (vor 5184 Tagen)
Bewertungen
0 votes
Aktionen
Teilen
Categories
Filme (3 beiträge)
Lajme Shqip (292 beiträge)
Movies (2 beiträge)
Ngjarje (1 beiträge)
Politics (3 beiträge)
Politik (3 beiträge)
Tech News (48 beiträge)